>
BIOSHQIP

Prokuroria Fillon Hetimet Mbi “Kallashin”

25-02-2014
Policia është vënë në lëvizje për hetimin e “Kallashit”. Pas publikimit të një kronike për një femër valltare policia ka kërkuar nga prokuroria që të fillojë hetime dhe të marrë një leje nga Gjykata për bastisje të pronave ku pretendohet se jeton dhe punon ajo.

Lajmin për Tribunën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha. Pa dhënë shumë detaje, Berisha tha se kanë kërkuar nga Prokuroria që të fillohen hetimet dhe të merret një urdhër për bastisje. Femra e quajtur “Kallash” është valltare në Kosovë e cila ka thënë se i ka pesë shtëpi, shumë vetura luksoze dhe ka ekspozuar një valixhe me euro.

Në kronikë ajo shihet edhe me plumba në dorë. Siç ka deklaruar ajo në emisionin ‘Prive’, të Klan Kosovës, ‘Kallashi’ vallëzon në një klub nate dhe ka edhe biznese të tjera, por nuk preferon t’i tregojë. Sipas policisë mësohet se vajza është nga rrethina e Ferizajt.
(Tribuna)