>
BIOSHQIP

Kanita, Fenomeni I X-Factor Albania 2

08-03-2013
Eshte konkurrentja me e vogel ne spektaklin muzikor X Factor Albania, por me e klikuara deri tani nga publiku. Kanita eshte vetem 9 vjec dhe pasioni i saj per muziken eshte aq i madh, sa per te qene pjese e X FACTOR ka vendosur te sakrifikoje shkollen ne Shkup, shoqerine dhe aktivitetet me moshataret, rehatine ne familje, etj.. E shtyre fillimisht nga motra dhe mesuesja e saj kujdestare per te qene pjese e ketij talent-show, Kanita tregon se as nuk e kishte imagjinuar ndonjehere se do te arrinte deri ne kete faze te gares, ku konkurrenca eshte bere shume e forte. Me nje ze perkedheles, paksa e ndrojtur, por e qarte cfare kerkon nga vetja dhe X FACTOR, per here te pare nenje interviste te cilter bukuroshja e vogel rrefen rrugetimin e saj nga Shkupi drejt suksesit, nga audicionet ne fazen finale.

Kanita je konkurrentja me e vogel ne moshe e X FACTOR ALBANIA, por me nje talent te madh. E ke te trasheguar pasionin per muziken? Cfare te kane thene prinderit?

Po mendoj se e kam te trasheguar nga familja pasionin dhe talentin per muziken. Me sakte nga babai im, i cili eshte instrumentist (ne saksofon) dhe profesor muzike ne Shkup. Gjithashtu motra i bie pianos, por edhe kendojne, domethene kane shume ze.

Si u gjende ne X FACTOR ALBANIA? Kush ta sugjeroi pjesemarrjen ne kete spektakel muzikor?

Pjesemarrjen ne kete spektakel ma sugjeroi motra e dyte dhe mesuesja ime kujdestare. Ato e kishin nuhatur talentin tim ne kenge, sepse gjate gjithe kohes vetem kendoja dhe keshtu kembengulen qe te marr pjese patjeter ne audicionet e X FACTOR.

Ndjehesh e perkedhelur si me e vogla e X FACTOR?

Po ndjehem e perkedhelur, sepse te gjithe me ndihmojne per t’ia dale sa me mire ne prova dhe performancat live.

Shkolla. E ke lene pak pas dore, apo meson edhe gjate kohes qe je ne Shqiperi?

Tashme X FACTOR wshtw shkolla ime (qesh). Ne fakt, vetem prania ime mungon ne shkolle, por i ndjek mesimet edhe nga ketu, sepse studioj gjate asaj pak kohe te lire qe kam, ose ne darke.

Komunikon me mesuesit e tu? Cfare te thone per ecurine tende ne garen e X FACTOR?

Komunikoj shpesh nepermjet telefonit dhe me pergezojne qe kam arritur deri ketu. Gjithashtu bejne tifo per mua.

Po shoqet dhe shoket e klases kane ardhur ndonjehere ne sallen e Teatrit te Tv Klan per te te ndjekur?

Shkupi eshte pak larg nga Tirana dhe jo te gjithe kane mundesi te vijne te me ndjekin live, por nga ekrani jam e sigurte qe me mbeshtesin. Kete e kam kuptuar, sepse me dergojne mesazhe dhe me telefonojne pafund.

Je e kenaqur qe ke arritur deri ne kete faze, ku konkurrenca behet me e forte?

Jam shume, shume, shume e kenaqur qe kam aritur deri ketu, sepse nuk eshte pak dhe tani me shume se kurre me duhet te mbledh gjithe forcat per te shkuar me tej.

Si shkon puna me mentorin tend, Pandi Lacon? Eshte i ashper, i qete, kerkues ne prova?

Shume mire shkon puna. Mentori im eshte shume i mire, njeri i qete dhe me meson shume per gjithcka ka te beje me muziken.

Po me Era Rusin, qe ju ndihmon aq shumw gjatw javws nw prova?

Eren e dua shumeeee. Ajo kujdeset per ne, qe nga perzgjedhja e kengeve e deri tek gjerat njerezore. Edhe kur jemi te pak te ftohura, ose na ze gripi Era na sjell caj dhe gjwra te ngrohta. E falenderoj shume qe eshte kaq e mire me mua.

Cfare eshte per ty X FACTOR Kanita? Cfare te ka dhene ky spektakel ty?

Ky spektakel me ka dhene shume, shume, shumeeee. Deri dje askush nuk me njihte, ndersa tani te gjithe me identifikojne si Kanita e X FACTOR. Skena X FACTOR me ka mesuar shume gjera, me ka hequr emocionet, me ka dhene siguri nw vetvete dhe shume ze.

Po ti X FACTOR-it, cfare mendon se i ke dhene?

Une di qe X FACTOR me ka dhene shume mua, ndersa une X FACTOR-it mendoj se i kam dhene vecanti me pjesemarrjen time.

Kur spektakli te kete perfunduar, per cfare do ta mbani mend me shume X FACTOR?

Per emocionet e jashtezakonshme, per shoqerine qe kam krijuar dhe famen qe me ka dhene.

Ke interpretuar disa kenge deri tani. Cila prej tyre te ka pelqyer me shume dhe qe mendon se e ke realizuar sic duhet?

Une i dua te gjithaaaaa kenget qe kam interpretuar, por “Girl is on fire” mbetet e vecante.

Ne cilin zhaner muzikor ndjehesh me komod? Cila rryme te pelqen me shume ta kendosh?

Te gjitha. Nuk i kam problem.

Egzona eshte nje nga konkurrentet, me te cilen shkoni me mire se me te gjithe te tjeret? Cfare ju lidh kaq shume me njera-tjetren?

Egzona me ka dhene mbeshtetje te madhe, jo vetem si konkurrente, por edhe jashte spektaklit. E dua dhe e falenderoj shume per gjithcka, spse eshte bere si nene e dyte per mua.

Ke shikoni fitues te X FACTOR?

Ne te gjithe jemi fitues te X FACTOR, perderisa kemi arritur deri ne ket faze plot me emocione. Nuk dua te jap emra, pasi te gjithe jane te talentuar.

Per cilin prej anetareve te jurise ke me simpati? Cili te pelqen me shume?

Pandin, jo vetem sepse eshte mentori im, por edhe sepse eshte shume i durueshem me ne ne prova. E dua shume.

Me i rrepti dhe qe i druhesh kur ve “nota”?

Asnjeri nuk eshte i ashper.

Merzitesh nese te kritikojne?

Jo. Edhe pse e vogel, kam mesuar t’i vleresoj kritikat.

Nje mesazh per te gjithe ata qe te mbeshtesin?

I falenderoj me gjithe zemer per te gjithe mbeshtetjen qe me kane dhene. Votat e tyre kane bere qe une te jem akoma ne gare. Ju dua shume.
(KOHA JONE)

Kanita, Fenomeni I X-Factor Albania 2