TEKSTESHQIP

Kaonet Delvine
Do Vish Nuse Ne Delvine
Lyrics

Vapoja dhëntë në tëndë, në nome,
Qëntë lehnë e dhëntë u trëmbnë,moj mike,
Derdhur leshrat trëndelinë,
Shkove dhe s,ma hodhe synë,moj mike
Ç'më gjeti mua të zinë,
Ma bëre harram rininë,
Mos i hidh zjarrit benzinë.

Shtatë nure kur shkon tutje ti mi ke,
Kur mi tund ato dy supe,moj mike
Fustan bardha palë palë,
Të kap e më shket si njalë,moj mike,
Zjarri që përvëlon valë,
Do ta bëj tamam si djalë,
Flaka në majë t'i dalë.

U dogja vashë nga zjarri siç e sheh,
Do ta pres rrugën tek zalli, moj mike,
Kur shkon ti zbardhon shullëri,
Mesin e hollë si përi.
Do të marr moj gjeraqinë,
Të më zbukurosh shtëpinë,
Do vish nuse në Delvinë.

Teksti dhe marrës Veledin Korkuti

DËRGOI: