TEKSTESHQIP

Kaonet Delvine
Thelleze E Radhoit
Lyrics

Thëllëz e radhoit
Kumbulla majhoshe
E verdha e ftoit
Ç'deshe të më thoshje.

Ç'deshe të më thoshje
Ti moj lule e malit
Sevdaja e kësaj moshe
Dhe ilaç i mallit.

Qerpikët kurorë
Më bënë për vete
Ma bëje me dorë
Me ca isharete.

Me ca isharete,
Më fute në valle,
Më thave më trete,
Ti moj naze madhe.

S'më trëmb fudullëku,
As nazet e tua,
S'ka ç'na ndan në botë,
Ti qënke për mua.

Krijues i tekstit marrësi Veledin Korkuti

DËRGOI: