Më mbaj mend (për 1 muaj)

Sonte

Sonte kalla zemrën
me ashk të paparë,
mes sfidash e ankthesh
përpiqem asketçe
ta qendisë vargun
e shpirtit të vrarë.

Se s’duron shpirti
ankthesh urata,
nga përbindsha
fytyra-engjujsh
që, mëngjeseve esull
shpërndajnë dhurata

Sonte ndeza vargun
porsi flakë qiriri, se
nuk i them dot un’
t‘ pathënat e mia
që s’i do shoqëria
por, mi pa syri, e
mi mblodhi zemra,
një prush i ndezur
ç‘më djeg përbrenda?

Sonte kapa Hënën
me bebzën e syrit
thash n’dëshprim-shpresë
le t’ia shtojë pak dritën!
edhe flakës së qiririt

Prore, edhe vargjet
le të ndizen vrrullshëm
fjalët që ato i lidhin
prushin e kanë t’mundshëm

Sonte… ?!
me shpresë prita Diellin
pa vënë gjumë në sy !
Agut t’parë iu luta
zjarrin e t’pathënave
të ma merr në gji..!

- poezi nga Kasam Shaqirvela


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4


Më shumë nga Kasam Shaqirvela


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet