Tema: Poezi Për Vjeshtën
Pemës Në Vjeshtë
E hodhe mantelin tënd,
si valë e bardhë u përhap mbi det.
Si këmishë nate e lëshovë,
mbi Tokë.
Dhe trupit tënd,
vjeshta i imponoi lakuriqësinë.
C'statujë e bukur je.
Njerëzit e shkujdesur,
shkelin mantelin tënd.
- Poezi nga Kevin Çika
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Kevin Çika
Komente 0