Zemër e regjur me vuajtjet e së shkuarës
E shkrirë dhe e tretur prej vajit rrëke
Piskama të tmerrshme bien si rrufe
Në qiell të zi të therorit.
Gërmadhë kalbësirë,e zaptuar nga frika e dhimbja.
Luajnë,hidhen,kërcejnë në mes të saj.
Mbijnë si kërpudha Porsa ka rënë shiu i vdekjes.
Duart e saj të vrangëta,të pluhurosura nga zhgënjimi
Zgjaten në mjegullnajën e ligështisë
Për të kapur një fijëzë shprese
Për ta tërhequr dhe shpënë në kopshtet dritëplota te jetës,
Ku jeta mbin porsi lulet në pranverë