>
BIOSHQIP

Klepto Po Ndjehet Si Në Hollywood

16-11-2014
Reperi i cili është anëtarë i rep grupit TBA, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor që një kohë të gjatë.

Ai pas këngës në bashkëpunim me grupin NRG Band, “Çka ki qef”, u largua për në Amerikë ku ndodhet edhe sot.

Gjatë ditës së sotme ai ka bërë publike një fotografi në rrjetin social Instagram e cila u realizua mbrëmë në organizimin e “Kosova’s Philanthropists”, një mbrëmje muzikore humanitare nën patronazhin e fotografit Fadil Berisha, ku pjesëmarrës ishin emra të njohur të muzikës modës e aktrimit, raporton Indeksonline.

Në këtë fotografi Klepto është së bashku me Blerim Destanin, Fadil Berishën, Luan Bexhetin dhe James Biberin, ndërsa në mbishkrim ai ka thënë, “kleptoofficial: @blerimdestani @luanbexheti @jamesbiberi spo di a jom n Neë York a n Hollywood #great night #nyc#3 actors one rapper”.
(Indeksonline)

Klepto Po Ndjehet Si Në Hollywood