Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • 20-06-2015
    Reperi Getoar Selimi është i njohur tashmë për lishjet e tij të shumta me vajzat e shumta të estradës, madje javë më parë në media u publikuar një lajm i cili tregonte gjithë të dashurat e Getit. Por së fundmi një nga ish të dashurat e tij, pikërisht Hana Shehu është parë nën shoqërinë e reperit Klepto në një fotografi. Klepto dhe Geti kanë një armiqësi prej vitesh pasi labeli Babastars i cili drejtohet nga Geti dhe labeli TBA në të cilin është pjesë edhe Klepto janë kundër njëri tjetrit....

  • 16-11-2014
    Reperi i cili është anëtarë i rep grupit TBA, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor që një kohë të gjatë. Ai pas këngës në bashkëpunim me grupin NRG Band, “Çka ki qef”, u largua për në Amerikë ku ndodhet edhe sot. Gjatë ditës së sotme ai ka bërë publike një fotografi në rrjetin social Instagram e cila u realizua mbrëmë në organizimin e “Kosova’s Philanthropists”, një mbrëmje muzikore humanitare nën patronazhin e fotografit Fadil Berisha, ku pjesëmarrës ishin emra të njohur të muzikës modës e aktrimit, raporton Indekson...

  • 20-03-2014
    Grupi i njohur shqiptar, NRG Band dhe reperi, Klepto, kanë sjellë projektin e tyre të ri, “Ça ki qef”. Kënga e punuar në muzikë të Kico n’ Torch, është shkruar me tekst të vet producentëve dhe Arianit Palajt, ashtu sikurse edhe të Kleptos. https://www.teksteshqip.com/img_upz/artpic_full/26513 Videoklipin e kësaj kënge e ka punuar produksioni ThinkCreative. Kjo këngë e rikthen në skenë Klepton dhe vet grupin NRG Band, që ka kohë që nuk kanë plasuar projekte të reja....

  • 13-10-2013
    Reperi i grupit TBA, Klepto, pritet të publikojë së shpejti projektin e tij të ri, një videoklip. “Jam duke punuar në tri këngë të reja. Njëra është e punuar nga CricketBeats, teksa po punoj edhe me Kico n’Torch”. “Gjatë muajit do ta publikoj edhe këngën e re, e cila është shumë e ‘qart’”, ka theksuar Klepto për Prive. Klepto ishte pjesë e koncertit që mblodhi plot 25 mijë njerëz në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës me protagonist gupin TBA dhe liderin Unikkatil....

  • 21-07-2013
    Reperi shqiptar, Klepto, ka publikuar projektin e tij të ri të titulluar “Eki”. Kënga “Eki” është punuar nga Kico dhe Torch, ndërsa është mundësuar nga Duplex Entertainment. Në këtë videoklip shfaqet shumë Dafina Zeqiri, e cila kishte paralajmëruar një bashkëpunim me reperin, projekt që do të lansohet së shpejti. Ky projekt e sheh të rikthyer reperin pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Klepto in this Bitch”....

  • 22-12-2012
    Reperi i grupit TBA, Klepto, ka publikuar videoklipin dhe këngën e re “Klepto In This Bitch”. Shumë vetura policie, këngë e stilit gangsta, e përshtatshme për ‘club’. Kështu është videoklipi dhe kënga e re e reperit, që rikthehet pas një kohe me një prej projekteve më serioze në skenën e repit, teksa fundviti është duke afruar. “Kënga është për ‘club’. Jam shumë i kënaqur me rezultatin e punëve. Rreth dy muaj është punuar në këtë projekt dhe me të vërtet jam jashtëzakonisht i kënaqur me videoklipin. Ky ashtu si këngët tjera janë ...

  • 05-12-2012
    Reperi i grupit TBA, Klepto, ka paralajmëruar lansimin e projektit të tij të ri, të titulluar Klepto in this Bitch. Kënga e cila është punuar nga Kico dhe Torch, tashmë është lansuar si 'trailer' në YouTube dhe ka arritur të grumbullojë për dy ditë 30 mijë shikime. Klepto në këngën e re shihet ekstravagant me shumë vetura përreth dhe si gjithmonë, si gangster i përcjellur nga policia. Së fundmi edhe anëtarët e BabaStars janë paraqitur me një këngë të titulluar We Doin This dhe kënga Klepto in this Bitch nga shumë konsider...

  • 25-08-2012
    Vetëm një ditë pas përgjigjes së menaxherit të BabaStars, Drin Zatriqit, dhënë reperit të TBA, Kleptos, është ky i fundit ai që po ashtu i është kundërpërgjigjur në të njëtën mënyrë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Gold AG, duke e ndezur kështu atmosferën nëpër rrjetet sociale. Ishte Drin Zatriqi ai që të premtën në mesnatë komentoi në foton e Kleptos bashkë me Ledrin, ku ishte një mesazh fyes ndaj BabaStars. Përgjigja e Zatriqit iu drejtua personalisht Kleptos, ndërsa ishte mjaft e drejtpërdrejtë. Ashtu siç është pritur, Klepto n...

  • 25-08-2012
    Menaxheri i BabaStars, Drin Zatriqi, ka reaguar ashpër ndaj komenteve të fundit fyese të anëtarit të TBA, Kleptos, komente këto të bëra në një foto bashkë me Ledri Vulën, ish-anëtarin e 'labelit' BabaStars. Kemi raportuar se Klepto ka krijuar miqësi të re me Ledri Vulën, i cili u largua kohë më parë nga muzika dhe BabaStars. Në faqen e tij të fansave në Facebook, reperi i TBA postoi foton me ish-anëtarin e Skillz, duke shkruar në koment bashk me këtë foto: Jo veq unë po edhe Ledri thotë fuck BabaStars. Pasi Telegrafi raportoi p...

  • 14-08-2012
    Ish-anëtari i shumënjohur i grupit (sdi) ka ardhur në vendlindje pas shumë kohe. Vizitat e tij të shumta rreth Prishtinës e kanë ndalur atë edhe te ne. Klepto shpalos planet e tij për të ardhmen si dhe mendimet e tij për vendin që ka lindur. HH: Ka kaluar kohë e gjatë prej vizitës suaj të fundit në Prishtinë. Si po të duket vendlindja pas një kohe kaq të gjatë ? Klepto: Po, është e vërtetë kanë kaluar shumë e shumë vite që unë se kam vizituar vendlindjen time. Hmm si po më duket vendlindja ...më mirë se kurrë hahaha, e lashë v...

  • 12-08-2012
    Përderisa ka pranuar se po akuzohet për armë mbajtje pa leje dhe së shpejti pritet të paraqitet në gjykatë për këtë, anëtari më i përfolur i TBA kohëve të fundit, Klepto, ka hedhur poshtë deklaratat e tij të mëparshme se ai ka shtënë në Vushtrri. Kemi raportur ditë më parë se Presioni, Jetoni dhe Klepto ishin arrestuar në Vushtrri, pas performancës në një klub nate, ndërsa me të dalur ishte Klepto ai që ka shtënë katër herë. Por, reperi pranon se arma që policia ka gjetur te ai është e tij, teksa thotë se dikush tjetër ka shtënë e fa...

  • 24-05-2012
    Reperi i grupit, TBA, Klepto, është pajisur me pasaportën e Republikës së Kosovës, duke bërë kështu dhe një hap tjetër konkret para koncertit të madh të 15 korrikut në Stadiumin e Prishtinës. Klepto ka konfirmuar se tashmë është shtetas i Kosovës edhe pse jeton në Amerikë dhe me këtë rast ka konfirmuar ardhjen e tij në Kosovë për koncert, përkundër polemikave se ai dhe anëtarët tjerë të 'labelit' TBA nuk guxojnë të vijnë në Kosovë. Së shpejti pritet të lansohet dhe një bashkëpunim tjetër i grupit TBA para koncertit të madh, ësh...

  • 14-01-2012
    Reperi i ‘labelit' TBA, Klepto, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ku ka zbuluar shumë detaje rreth grupit TBA, të kaluarës së tyre dhe pos tjerash detajet që ju intersojnë më së shumti për të ardhmen. Klepto, krijues i hitit A Nive së bashku me Unikkatilin i pyetur se nëse ka kundërshtarë grupi TBA në Kosovë, ka thënë se për ta nuk ekzistojnë të tillë, pasi reperët në Kosovë bëjnë Pop dhe RnB. Ai nuk la pa përmendur dhe periudhën kur do të organizohet koncerti i madh i TBA në Kosovë dhe lansimin e albumit të Uni...

  • 14-01-2012
    Është kënga A Nive ajo që ka shpërthyer në fund të një viti mjaft dinamik në skenën e repit kosovar, por ashtu si zakonisht është grupi TBA që në fund ka bërë diferencën. Në krye me të madhin Unikkatilin, ishte bashkëpunimi A Nive me Klepton që u bë hit për vetëm disa ditë. Rekorde të thyera, miliona shikime dhe interesim i pa parë – është Telegrafi që ka siguruar intervistën ekskluzive të anëtarit të TBA. Kush është Klepto? Klepto: Klepto është anëtar i TBA, ne bashkë me Unikkatilin e kemi formuar grupin apo ‘labelin' The Bl...


Faqet:
1

» Dërgo Një Lajm »




teksteshqip.com © 2007 - 2017