>
BIOSHQIP
Biografia
Kristina Marku eshte nje kengetare me nje potencial vokali te admirueshem, sa shpesh krahasohet me zerin e Fatmira Brecanit dhe per kete ajo gjithmone thote se eshte nje dhunti qe ia ia, ka, fal Zoti dhe natyra e bukur e Pukes. Kengetarja me zerin karakteristik ka lindur ne Dardhe te Pukes, ka jetuar disa vite ne Fushe Arrez dhe aktualisht jeton ne Tirane. Muzika ka qene gjithmone udhetare me Kristinen, edhe kur ajo u shkeput nga skena per arsye familjare, pasi kishte marre pjese ne Festivalin e kenges popullore Pukjane, ku dhe u vleresua me cmimin e pare ne vitin 1984 me kengen "Hidhe vallen Puka jone", qe me pas do kendohej nga shume kengetare te ketij rrethi. Duke qene nje femer shume ambicioze dhe me shume energji pozitive brenda vetes, Kristi nuk e harroi asnjehere endrren e saj per te qene para publikut edhe pas shume vitesh shkeputje dhe ia ka dal per bukuri te fitoje zemrat e njerezve qe e mbeshtesin ne cdo hap. Ajo thekson se gjetja e nje ekuilibri mes familjes dhe kenges eshte dhe celsi i suksesut dhe gjendja e qete shpirterore qe i krijojne njerezit e saj te dashur, kane bere edhe nje lloj terapie qe gjithmone duket e fresket edhe pse vitet ecin. krist (keshtu i thrrasin shume njerez) eshte e diplomuar per mesuesi, dhe pyetjes, se a mendon ti rikthehet profesionit te vjeter, i pergjigjet shkurt " kurre mos thuaj kurre". Me disa albume te shoqeruara edhe me video, me thjeshtesine, embelsine qe e karakterizon ne biseda me miq, koleg dhe njerezit ne tersi, Kristina Marku sot renditet nder kengetaret e preferuara ne ambjente te ndryshme familjare dhe rinore, per te ndez atmosferen me rrepertuorin e saj te gjere dhe pambarim, me kenge nga gjithe trevat shqipfolse. I urojme jete te gjate dhe sa me shume kenge dhe videoklipe te bukura per te gjithe njerezit adhuruesit e zerit te saj.

Më datë 16 Dhjetor 2011, Kristina Marku publikon videoklipin "Nuse Me Fat".

Më datë 24 Mars 2013, Kristina Marku publikon videoklipin "Pema E Dashurise". Muzika e këngës u punua nga Alban Arifi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Arifi.

Më datë 22 Korrik 2014, Edmond Nikolla publikon videoklipin "Merrja Kanges Me Shoqni", në bashkëpunim me Kristina Marku.

Më datë 24 Korrik 2014, Kristina Marku publikon videoklipin "Cuni Lales".

Më datë 27 Dhjetor 2014, Kristina Marku publikon videoklipin "Bajrake". Muzika e këngës u punua nga vetë Kristina Marku, teksti u shkrua nga Kristina Marku, Lek Nika, ndërsa për orkestrimin u kujdes Behar Neli, Vani Rushiti.

Në vitin 2014, Kristina Marku publikon albumin "Nuse Me Fat".

Më datë 19 Nëntor 2016, Kristina Marku publikon videoklipin "Shqiperi Etnike".

Në vitin 2018, Kristina Marku publikon albumin "Kenge Dasmash 2018".