>
BIOSHQIP

Kristo: Me Muzikën Nuk Bëj Kompromise...

09-08-2013
Kristo, djaloshi i talentuar nga formati "X Factor Albania 1" vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për të na shpalosur projektet e tij të reja muzikore si dhe jetën e tij private. Ai thotë se për momentin është duke pregaditur 2 këngë të reja dhe se do të mund ti shohim së shpejti. Në vazhdim ju ftojmë që të ndjekim rrëfimin e Kristos...

Teksteshqip: Kristo, ju e keni filluar karrirën tuaj në talent show "X Factor Albania 1". Na flisni pak më shumë rreth kësaj eksperience?

Kristo: "X Factor" ishte një përvojë nga më të bukurat, unë gjthmonë e kam quajtur shtëpinë time të lindjes për sa i përket karrierës, aty realizova një prej ëndrrave më të mëdhaja të mijat dhe për k'të falenderoj zotin, dhe njerëzit që më mbështetën.

Teksteshqip: Si ka qenë marrëdhënia jote me trajnerin tuaj të skuadrës Alban Skënderaj?

Kristo: Ka qenë një marrëdhënje tepër e ngushtë pasi në fund ne ngelëm vetëm të dy, dhe e gjthë puna u përqëndrua tek ne dhe ndihem krenar që në jetë kam hasur njerëz të tillë profesionista dhe me një zemër të madhe.



Teksteshqip: Ju keni qenë pjesmarrës në "Kënga Magjike 2012". Na trego pak si kalvoe atje?

Kristo: Normalisht eksperienca e parë në një festival hyra me shum pasiguri megjthatë Albanin e kisha përsëri në krah dhe deri diku them se dola me sukses, kënga nuk hyri në finale por për çudi u bë shumë e njohur.

Teksteshqip: Kristo ju jetoni në Tiranë.Me Çfarë merreni tjetër përveç muzikës? Studion? Punon?

Kristo: Po jetoj në kryeqytet, ketu dhe studioj dhe punoj nëpër club-e music live por gjthashtu merrem dhe me tekste dhe kompozime, këto janë puna ime dhe kto di ti bëj më mirë.



Teksteshqip: Sa jeni i angazhuar gjatë verës nëpër koncerte?

Kristo: Në fakt k'të verë jo dhe aq shumë sa verën e kaluar, jam duke u angazhuar me "Summer Tour" e Vodafone dhe vetëm kaq, por gjthsesi nuk i dihet me vonë.

Teksteshqip: Keni publikuar edhe videoklipin tuaj të parë "Një jetë". Na trego diçka më shumë rreth këtij projekti?

Kristo: Po këngën "Një jetë" kam disa kohë që e kam publikuar por vetëm në youtube. Ka shumë persona që më pyesin se pse kënga nuk publikohet nëpër televisione, thjesht unë e kam thënë dhe do ta them gjthmonë "Me muzikën nuk bëj kompromise". Kënga ka hec mirë, të paktën ata që e kanë dëgjuar e kanë pëlqyer.

Teksteshqip: Po pushimet verore ke vendosur ku do ti kalosh?

Kristo: Besoj se në jug, nuk kam bërë ndonjë plan thjesht do marr prinëdrit dhe ku të na dali(qesh).

Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë na shpalos Krsito. Jeni në lidhje apo single?

Kristo: Në fakt kohët e fundit kamë folë ca si tepër për jetën time private sa dhe është keqpërdorur thjesht mund të them që jam mirë



Teksteshqip: Cilat janë projektet më të afërta të Kristos? Do të na sjellësh ndonjë këngë të re, ndonjë videoklip apo pjesmarrje në fstival?

Kristo: Tani jam duke punuar për dy këngë, një për festival dhe tjetra klip dhe jam në bisedime për të firmosur një kontratë me një super studio produksioni shqiptar, me atë që sot për sot është më i sukseshëm por megjthatë nuk dua të bëj gjë publike deri sa çdo gjë të konkretizohet.

Teksteshqip: Kristo ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Kristo: Unë ju falenderoj juve nga zemra për mundësinë që më dhatë për të folur për planet e mija të ardhshme. Publikut thjesht dua ti them që i dua të gjthë shumë dhe falemderit që gjthmonë më mbështesni dhe në këtë kohë pauze që unë jam ju falemiknderit nga zemra.
(Teksteshqip)

Kristo: Me Muzikën Nuk Bëj Kompromise...