>
BIOSHQIP
Biografia
Labinot Alshiqi një talent tjetër i ri në muzikë nga Prishtina. Një kohë të gjatë ka jetuar ne Zvicer pastaj si shumë të tjerë është kthyer në Kosovë pas luftës. Shkollën e mesme e ka përfunduar ne Gjimnazin “Gjin Gazulli” dhe tani është student në Fakultetin Ekonomik, Dega Banka dhe Financa në vitin e tretë. Mirëpo ai nuk e anashkalon hobin e tij muzikën. Këngët dhe zëri i tij janë të pëlqyer shumë nga publiku. “Me muzikë mirrem qe një kohë qysh n’Gjimnaz kam filluar me rep si i ri bashkë me Arianin (Gold AG) po e pash veten që sjom për atë zhanër edhe vazhdova me popullore, zbavitëse. Kam bashkëpunuar me plot kompozitor dhe tekst shkrues është mirë të kesh kontakt me të gjithë se i dua ndryshimet llojet e këngëve”, shprehet Labinoti.

Më datë 29 Nëntor 2010, Labinot Alshiqi publikon videoklipin "Ajo".

Në Qershor 2011, Labinot Alshiqi merr pjesë në Çelësi Muzikor 5 me këngën "Koha Nuk Na Fal".

Në Maj 2012, Labinot Alshiqi merr pjesë në Çelësi Muzikor 6 me këngën "Shko".

Më datë 18 Korrik 2013, Labinot Alshiqi publikon videoklipin "Lejla". Videoklipi u prodhua nga Think Creative.

Më datë 27 Mars 2014, Labinot Alshiqi publikon videoklipin "Pa Ty". Muzika e këngës u punua nga Jeton Berisha, teksti u shkrua nga Egzon Pireci. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. “Ky është klipi im i tretë me radhë, kënga titullohet “Pa ty” dhe është një baladë e cila është pritur mjaft mirë nga publiku sidomos ne rrjetin social youtube. Kam edhe disa këngë tjera pa klipe. Unë mendoj se kohëve te fundit nuk po mjafton vetëm zëri për të arritur. Plane kam shumë unë nuk do të ndalem me kaq sepse deri tani qka kam bërë jam i kënaqur por do të vazhdoj te punojë për këngë të reja per verë”, thotë Labinoti.

Në Prill 2014, Labinot Alshiqi merr pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Edhe 1 Herë".

Më datë 22 Qershor 2015, Labinot Alshiqi publikon videoklipin "Realitet".

Më datë 4 Dhjetor 2015, Labinot Alshiqi publikon videoklipin "E Bleva Tradhetinë". Muzika e këngës u punua nga Kreshnik Avdiu, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Artan Mezini. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 9 Mars 2018, Labinot Alshiqi publikon videoklipin "Marre".

Më datë 7 Mars 2020, Labinot Alshiqi publikon videoklipin "Loti". Orkestrimi i këngës u punua nga Labinot Mezini. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 13 Gusht 2021, Labi Alshiqi publikon videoklipin "Falma".

Më datë 3 Mars 2023, Labi Alshiqi publikon videoklipin "Nanë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimi u realizua nga Labinot Mezini. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 28 Janar 2024, Labinot Alshiqi publikon videoklipin "Më Mirë Vdeksha". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimi u realizua nga Labinot Mezini. Videoklipi u prodhua nga kompania A Films.