>
BIOSHQIP

Ledina Çelo Në Pritje, Tregon Barkun Me “Selfie”

27-05-2014
Këngëtarja Ledina Çelo hedh në rrjetin e saj "instagram" një foto me barkun e rritur. Ajo është shtatëzënë dhe po pret ardhjen e fëmijës së saj të dytë pas djalit Erlis. Ledina pohon në mbishkrimin e fotos se ka shtuar 7 kilogramë që nga koha e shtatëzënisë dhe se gjinia e bebes që do të vijë së shpejti është vajzë. Pavarësisht shtatëzënisë së saj, Ledina duket se nuk e ka tepruar shumë me ushqimin, ajo ka shtuar vetëm pak tek barku.
(shqiptarja)

Ledina Çelo Në Pritje, Tregon Barkun Me “Selfie”