A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Ledina Çelo
  • Origin:
  • Tiranë 
  • Residence:
  • Gjermani 
  • Age:
  • 41
  • Birthday:
  • 9 February 1977
  • Zodiac sign:
  • ♒ Ujori
Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  2093
Music genres: Pop Easy Listening

Ledina Çelo is a very famous singer. Ledina Çelo është një këngëtare dhe modele shqiptare. Ajo mbaroi liceun artistik "Jordan Misja" për kanto dhe më pas shkollën e lartë. Ka marrë pjesë në disa konkurse dhe sfilata mode, në Shqipëri dhe jashtë shtetit. Ledina ka realizuar disa videoklipe ka qënë edhe prezantuese e festivaleve. Sot ajo është e martuar në Gjermani me ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi.

Në Dhjetor 1991, Ledina Çelo, Pirro Duka & Anila Qafoku marrin pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën "Diellin Do Ta Gjej".

Në vitin 1992, Ledina Çelo merr pjesë në Konkursin e zërave të rinj me këngën "Shtatori" dhe zuri vendin e dytë.

Në Dhjetor 1995, Luan Zhegu & Ledina Çelo marrin pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën "E Doni Dashurine", ku zuri vendin e dytë. Kjo është kënga më e duartrokitur në historinë e festivaleve shqiptare, konkretisht 7 min 11 sec.

Në vitin 1996, Ledina Çelo merr pjesë në Kënget e Stinës me këngën "San Valentino" dhe zuri vendin e parë.

Në Dhjetor 1996, Ledina Çelo merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Kerko Dashurine".

Në vitin 1997, Ledina Çelo merr pjesë në Kënget e Stinës me këngën "Fal" dhe zuri vendin e parë.

Në Dhjetor 1997, Ledina Çelo merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Ishte Nje ënderr".

Në vitin 1998, Ledina Çelo këndon këngën e kolonës zanore të "Miss Albania" me titull "Jetoni Jetën".

Në Dhjetor 1999, Sabri Fejzullahu & Ledina Çelo marrin pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Ma Ke Prishe Gjumin E Nates".

Në Dhjetor 2000, Ledina Çelo merr pjesë në Festivali i 39-të në RTSH me këngën "Eja Te Vallezojme".

Në Nëntor 2003, Ledina Çelo merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën "Të Dua Se Je Ti", ku fitoi çmimin e 2-të dhe çmimin e produksionit.

Në Dhjetor 2004, Ledina Celo merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën "Neser Shkoj", ku u shpall fituese Festivalit dhe fitoi të drejtën për të perfaqesuar Shqipërinë në Eurovision 2005 me version anglisht "Tomorrow I Go".

Në vitin 2004, Ledina Çelo merr pjesë në Kënga Magjike 2004 me këngën "Ne Nje Ishull Qe Nuk Ekziston", në bashkëpunim me Dr.Flori.

Në vitin 2005, Ledina Çelo publikon këngën "Lojë Dashurie (feat. Memli Krasniqi) në "Hitet e Verës" nga Top Albania Radio.

Në Qershor 2005, Ledina Çelo merr pjesë në VFM 2005 me këngën "Vagabond Nga Dashuria".

Në Dhjetor 2004, Ledina Çelo merr pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Vagabond Nga Dashuria".

Në Nëntor 2006, Ledina Çelo merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Te Ndjej Te Huaj", ku fiton çmimin e 2-të dhe çmimin "Interpretimi Më I Mire".

Në Prill 2007, Ledina Çelo merr pjesë në VFM 2007 me këngën "Te Ndjej Te Huaj", ku fiton çmimin "Videoklipi Me Kamerën Më Të Mirë".

Në vitin 2007, Ledina Çelo publikon këngën "Pierce dhe Tatuazh" nga Top Albania Radio Production.

Më datë 27 Shtator 2008, Ledina Çelo publikon videoklipin "Fal". Teksti u shkrua nga Alqi Boshnjaku.

Në vitin 2009, Ledina Çelo publikon videoklipin "When The Rain Is Gone" dhe nje vit me vone "Superstreching" me nje produksion gjerman.

Më datë 22 Shkurt 2010, Ledina Çelo publikon videoklipin "Dangerous".

Më datë 8 Tetor 2011, Ledina Çelo publikon videoklipin "Jetoni Jetën".

Më datë 11 Dhjetor 2012, Ledina Çelo & Dren Abazi publikojnë videoklipin "Me Ndez". Muzika e këngës u punua nga Dren Abazi, teksti u shkrua nga Olti Curri. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 19 Dhjetor 2012, Ledina Çelo publikon videoklipin "Can You Touch Me Baby", në bashkëpunim me Dj Scotty.

Në Nëntor 2013, Ledina Çelo merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Gaboja".

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  Nikolaos    Annonim    ALDOooo    Marin88  

Eurovision

(Finalist)

Instagram

Account

Add New

Official Profiles


More news about Ledina Çelo »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018