>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është një prezantues shqiptar, i cili ka moderuar disa prej spektakleve televizive më të suksesshme si ‘Shtojzovallet’ (2005), ‘Top Fest’ (2007-2011), ‘Unplugged’ (2006-2008) ‘Rewind’ (2011), ‘The Voice of Albania’ (2011), "Big Brother", "Top Fest", "Wake Up" etj. Ai gjithashtu realizon një program popullor në Top Albania Radio – "Alive Night" – të cilin e nisi me 2008, si i vetmi program me muzikë live në radio.

Në vitin 2002, Ledion Liço merr pjesë në Ethet E Së Premtes 1.

Në Maj 2008, Ledion Liço merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Dance Mo Vlla".

Më datë 3 Qershor 2015, Ledion Liço publikon videoklipin "Yes". Muzika e këngës u punua nga Briz Musaraj, teksti u shkrua nga vetë Ledion Liço. Kaluan afro 6 vjet nga kënga e parë dhe ja ku vjen “Yes”, në anglisht dhe përmban skena të forta seksi. Kënga është një bashkëpunim me “Tull Productions”. Gjatë spektaklit në ‘Top Fest’, autori dhe moderatori i këtij edicioni, rezervoi një surprizë, për të cilën ka thënë se ka 4 vjet që e mendon, por nuk ka gjetur hapësira: “Kur është koha e duhur, edhe Ledioni këndon”, - ka thënë ai për Top Channel. Ledioni performoi këngën para publikut, dhe pas pak ditësh videoklipi u lansua në kanalin YouTube. Fansat e kanë cilësuar si një stil këndimi i Justin Timberlake. Liço guxon të provojë edhe këngën si një pasion që nga fëmijëria e tij, por përveç këngës ajo që tërheq më tepër vëmendjen është klipi. Vajza të veshura me body nude, para të hedhura mbi shtrat, të maskuara me maska kafshësh dhe pjesa e fundit.

Më datë 22 Korrik 2015, Ledion Liço publikon videoklipin "With Or Without You". Muzika e këngës u punua nga Briz Musaraj, teksti u shkrua nga vetë Ledion Liço.