>
BIOSHQIP

Levels Sjellin “Rockstar” Në Bashkëpunim Me Big Basta

19-03-2013
Rep-grupi “Levels” ka sjellë videoklipin e këngës “Rockstar” që e ka realizuar në bashkëpunim me Big Basta. Gjatë pjesëmarrjes në Festivalin “Kënga Magjike”, reperët u njohën me këngëtarin nga Shqipëria dhe atje lindi ideja për një projekt të përbashkët. “Me bashkëpunimin jemi ndarë shumë të kënaqur, si ne po ashtu edhe Big Basta, ndërsa në të ardhmen do të kemi edhe bashkëpunime të tjera me të dhe me këngëtarët tjerë, të cilët do t’i tregojmë pas përfundimit të këngëve”, kanë thënë anëtarët e “Levels” për Telegrafi. Klipi është punuar nga videoproduksioni Domino Films, ndërsa xhirimet janë bërë në Prishtinë.
(Telegrafi)

Levels Sjellin “Rockstar” Në Bashkëpunim Me Big Basta