>
BIOSHQIP

Gati Për Lansim Klipi “Dale” Nga Lindon Berisha

20-04-2016
Ende pa u bërë një vit që nga debutimi i tij i parë në skenë, Lindon Berisha ka gati projektin e katërt. Pasi qëndroi në krye të listave muzikore me tri bashkëpunimet me Adrianin dhe Florianin, ai ka vendosur të vijë me një projekt solo.



Këngëtari që lirisht mund të quhet si prurja më e suksesshme muzikore e kohëve të fundit, ka realizuar videoklipin e tij të ri, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar nga produksioni Entermedia.



“Dale” mban titullin kënga, e cila është prodhim i “Brick Records” dhe sipas artistit gati për publikim do të jetë deri nga fundi i kësaj jave. Pritet që kjo këngë, e cila do të na sjell ritëm në këtë fillim vere të jetë “bomba” e radhës e artistit shkupjan që me zërin dhe stilin e tij të veçantë solli risi në showbizin shqiptar.
(Telegrafi)

Gati Për Lansim Klipi “Dale” Nga Lindon Berisha