>
BIOSHQIP

“Fjalën Ma Ke Dhënë”, Kënga Më E Re Nga Liria

06-04-2015
Projektet e reja muzikore nga këngëtarët shqiptarë janë të mirëseardhura, në veçanti për adhuruesit e muzikës shqiptare. Aq më parë kur projekte të tilla realizohen nga krijues të cilët jetojnë larg vendlindjes, në mërgim e të cilët me vullnet dhe entuziazëm të pashoq, vazhdojnë gjithnjë të kultivojnë këngën dhe muzikën e bukur në gjuhën shqipe. Njëra prej tyre është edhe këngëtarja, Liria Dedvukaj – Sinishtaj, e cila veprimtarinë e vet e vazhdon me të njëjtën besnikëri në SHBA, ku jeton dhe vepron vite me radhë. Ajo, kohë më parë na erdhi me këngën dhe video - klipin më të ri, të titulluar “Fjalën ma ke dhënë”, pas bashkëpunimit të suksesshëm me krijues të njohur , siç janë Ilir Meqestena, i cili është autor i këtij teksti. Vokalin e këngës e regjistroi në studion e Shpëtim Saraçit, kurse muzikën dhe orkestrimin e bëri Ilir A.Tolaj. Video - klipin e kësaj kënge e realizoi Amir Sukaj, me video produksionin e tij “AlbaPro”, nga Nju Jorku. Rëndom, paraqitja e kësaj këngëtare është mirëpritur në hapësirën mbarë shqiptare dhe në mesin e mërgimtarëve tonë, prandaj, ska dyshim, ngjashëm do të jetë edhe kësaj radhë. Aq më parë pasi që xhirimet e këtij video - klipi janë realizuar në njërin prej ishujve më të bukur të Karaibeve të Portorikos. Urojmë që Liria, të vazhdoj me suksese edhe më të mëdha në skenën muzikore mbarë shqiptare, siç do të jetë edhe pjesëmarrja e paralajmëruar e saj në festivalin e video-klipeve, që organizohet çdo vit nga regjisori Petro Bozo.
(Dijana Gj. DUKAJ)

“Fjalën Ma Ke Dhënë”, Kënga Më E Re Nga Liria