>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Liria është, një malësore nga Shqipëria e veriut e cila jeton në Miçigan. E që ka lindur ne Podgoric, nga prinderit, babai Zefi dhe nëna Gjyste. Shkollimin e ulët e përfundova në fshatin ku kam jetuar në Sukruq dhe gjimnazin e mbarova në Tuz, kurse, kolegjin e mbarova në Miçigan. Gjithmon me sa e mbaj në mënd si fëmijë e kam pas në mëndje të bëhem këngëtare. Më thoshnin se imitoja këngëtare të ndryshme. Këtë e vërtetova dhe e ndjeva nga ai moment kur fillova dhe mora pjes për here të pare në skenë në Sh.K.A. Malësia kur isha vetëm 9-vjeçare. Më pëlqen të këndoj në zhanret te ndryshme sinë atë zbavitës dhe popullor. Por, këtë të fundit po e veçoj sepse e këndoj më shumë, pasi që për momentin këndoj më së shumti nëpër gezime familjare. Tri albume I kam edituar gjer më tani. Kënga e pare e imja është “Bukurosh malësor”. Ne Amerike erdha ne vitin 2001 per Studime dhe diçka e kam ndier me zëmër se po më kërkon për ndryshime të jetës, e ajo ishte dashuria që më ftoi tek princi im i kaltërt, e ai është bashkëshorti im Mark Sinishtaj. Pervec muzikes jam marr edhe me sportin Taekwondo i cili është sporti im I preferuar ku dhe kam rrypin e zi. Mundohem dhe perpiqem te jem e rregudht edhe ne Gym. Në pergjithsi e gjitha cka dot bëj me artin e kam pasjon dhe e dua.

Muzika per mua është një pasuri që nuk duhet harruar kurr, por duhet të kultivohet me vlera të mirëfillta dhe të ruhet në shpirtin e popullit tone Shqipëtar e të promovohet sa më shumë në botë si muzikë Shqipe e jo si një kopje e nji kombi-populli tjetër.

Në vitin 2000, Liria publikon albumin "The Best Of Liria".

Në Nëntor 2001, Liria Dedvukaj merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Të Kujtoj".

Në vitin 2003, Liria Dedvukaj publikon albumin "Per Ato Puthjet E Djalit".

Në Gusht 2006, Liria Dedvukaj merr pjesë në Çelësi Muzikor 1 me këngën "Më Le Sonte Me ëndrra".

Më datë 19 Nëntor 2006, Liria Dedvukaj publikon videoklipin "Per Ato Puthjet E Djalit".

Më datë 18 Gusht 2007, Liria Dedvukaj publikon videoklipin "Rap Me Qiftelija".

Më datë 25 Gusht 2009, Liria Dedvukaj publikon videoklipin "M'ka Dhan Baci 12 Vjeçe". Me këtë këngë, Liria Dedvukaj merr pjesë në Zhurma Show 2009 në vitin 2009.

Në Nëntor 2009, Liria Dedvukaj merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Brenda Teje".

Më datë 9 Dhjetor 2011, Liria Dedvukaj publikon videoklipin "S'me Meriton".

Më datë 24 Shkurt 2012, Liria Dedvukaj publikon videoklipin "Kam Ni Mollë E Kam Ni Ftua". Me këtë këngë, Liria Dedvukaj merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.

Më datë 6 Qershor 2012, Liria Dedvukaj publikon videoklipin "Nuk Dua Ta Di".

Në vitin 2013, Liria Dedvukaj publikon albumin "S'më Meriton".

Më datë 1 Prill 2015, Liria Dedvukaj publikon videoklipin "Fjalen Ma Ke Dhene".

Më datë 7 Gusht 2018, Liria publikon videoklipin "Dridhe Sonte". Muzika e këngës u punua nga Roy Meta, teksti u shkrua nga Roy Meta, ndërsa për orkestrimin u kujdes Maringlen Boja.

Më datë 6 Shtator 2019, Liria Dedvukaj publikon videoklipin "Jena Nja".

Më datë 5 Korrik 2021, Liria publikon videoklipin "Vetem Ty". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Roy Meta.
DËRGOI: