Loranda Fejzullai Poezi
Loranda Fejzullai

Serisht

Sërish të kërkoj
në të kaluarën që nuk e përjetova
Sepse nuk të kisha gjetur
edhe pse ishe pranë
Dhe veten nuk njoha
ende s’e di kush jam

Sërish të kërkova
në një ëndërr
që ma prishi drita
Dhe ndjeva se gjithçka qe një lojë
e përfunduar ende pa u nisur

- Poezi nga Loranda Fejzullai


- U dërgua nga LisaD -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0