Loranda Fejzullai Poezi
Loranda Fejzullai

Pelegrin

Endem duke kërkuar
pa lodhur të kërkoj ty
Apo një kohë që s’e përjetuam

Dhe ti je një pelegrin
që endesh në mendimet e mia
Aty lë gjurmë dhimbjeje e gëzimi

Pelegrin i mallkuar
merrmë me vete
Dhe më ushqe me dashurinë tënde

Shko po deshe
vetëm mos më le
Endacaku im

- Poezi nga Loranda Fejzullai


- U dërgua nga LisaD -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0