>
BIOSHQIP

Lori Thotë “Kalle Kalle”

14-06-2013
Këngëtarja simpatike dhe biondina e skenës shqiptare Lori sapo ka xhiruar këngën e sasj më të re, ne ishim aty dhe ndërsa po pëgaditej për një skenë të rradhës morën dhe shkëputëm këtë foto. Kënga është me ritëm popullor e ndërthurur me muzikën e vjetër qytetare dhe vjen për pak ditë në tregun muzikor shqitar. Mësojmë se kënga mban titullin ‘Kalle Kalle’, titull ky që do të ketë edhe albumi i saj me muzikë live që vjen kësaj vere. Për videon është përkujdesur produksioni “Urban Graphics” ndërsa për veshjen e këngëtares është kujdesur stilistja e njohur Vjollca Llapashtica e ndërsa për make up salloni ‘Arta dhe Nagipi’. Klipi ka një fabul intersante ku zhvillohet një party në një kamping pushimi. Mësojmë gjithashtu se Lori sapo ka realizuar këto ditë edhe disa foto profesionale të cilat do të jenë në albumin e saj më të ri, foto këto që janë shkrepur nga mjeshtri Avni Selmani.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Lori Thotë “Kalle Kalle”