Lori, këngëtarja simpatike Lori vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për portalin Teksteshqip.Com. Ajo na tregon më shumë rreth projektit të saj të fundit "Neve po na rrihet" si dhe për projektet e afërta që ka për funvit.
TeksteShqip: Lori, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Neve po na rrihet". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?
Lori. Është projekti im më i fundit, një këngë e realizuar shumë bukur nga Armend Rexhepagiqi & Aida Baraku, si dhe videoklipi i xhiruar nga Max Production.
TeksteShqip: Kënga ka një karizmatikë shumë të veçantë e poashtu edhe klipi. Të kujt kanë këto ide?
Lori: Tekstin e ka shkruar Aida Baraku dhe është ideja e saj. Ndërsa për klipin ishtë ideja ime në bashkpunim me miqtë dhe Max Production që e realizuan në mënyrën më të mirë të mundshmë.
TeksteShqip: Sa jeni ndarë e kënaqur me suksesin që kjo këngë ka arritur deri tani?
Lori: Mjaft mirë, kam marrë komente shumë të mira nga miqtë e mi si dhe është klkiuar mjaft shumë në youtube.
TeksteShqip: Cilat janë projektet më të afërta të Lorit pas këtij klipi?
Lori: Projektet... së shpejti pjesmarrja ime në Musical Fest që do transmetohet në Musical TV në javët në vazhdim me këngën e titulluar "Thuaji asaj" me tekst të Aida Barakut, muzikë të Armendit dhe orkestrim nga Ardian Kastrati. Gjithashtu për fundvit lansohet bashkpunimi me këngëtarin Enis Bytyqi "Sonte po shkrihem" që do i realizohet dhe videoklipi po nga Max Produtcion.
TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar nëpër koncerte?
Lori: Mjaft e angazhuar nëpër koncerte dhe ahengje familjare.
TeksteShqip: Lori ne të falenderojmë që gjete kohë të ishe në intervistë me ne.