A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Luiza Hasani
  • Vendlindja:
  • Prizren 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 17 Vjeç
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  15
Këndon kryesisht: pop

Luiza Hasani është këngëtare e njohur. Është e veçantë dhe veçantia nisë që nga emri: Luiza. Tingëllon kaq bukur, siç tingëllon edhe zëri i saj, që pritet të jehojë kudo. Luiza Hasani është nga Prizreni dhe ka nisur të këndoj që në vegjëli. Zëri i bukur, gjallëria dhe një varg elementësh të tjerë, bënë që ajo ti bind prindërit se është për muzikë dhe se arti bashkëjeton e po rritet me të. Quhet Luiza Hasani dhe është pretendente e fuqishme për të qenë ylli i ardhshëm i muzikës shqiptare. Bukuroshja është nxënëse në shkollën e mesme të ulët “22 Dëshmorët” në Prizren, e madje është edhe kryetare e shkollës. E mirë në mësime, e mirë në muzikë. Luiza, që nga shumë kush po konsiderohet ylli i ri i industrisë muzikore.

“Muzika, gjithmonë, që në fëmijëri të hershme ka qenë hobi dhe inspirimi im. Unë përherë jam duke kënduar, duke ëndërruar për një karrierë të suksesshme, për këngë hite që njerëzit do ti këndojnë, do tu bëhen pjesë e përditshmërisë. Dua që edhe të tjerët njëjtë si unë ta ndjejnë muzikën, ritmin tim, pasi është pozitiv dhe nxit disponim të mirë”, thotë Luiza. Vajza që duket se ka karakter të fortë, që është këmbëngulëse për ti bërë këngët e saj të preferuarat e publikut, tregon se ka kënduar edhe “cover”, ndërkaq tani e ka videoklipin e saj të parë, atë të këngës me titull “S’ta fali”, e krijuar nga kompania “Urban Entertainment”. Muzika dhe teksti i këngës janë bërë nga Chipsi, ndërkaq videoklipi është punuar nga “Imagine Films”.

Luiza shfaqet moderne, e këndshme dhe duket sikur ka një jetë që këndon e del para kamerës. “Sapo e kam dëgjuar melodinë më ka pëlqyer dhe e kam kënduar me shumë dëshirë, andaj jam ndjerë mirë në secilin moment. Realizimi i këngës dhe videoklipit të parë ishte përvojë e veçantë për mua dhe jam e kënaqur me rezultatin dhe ecurinë e projektit”, thotë. Këngëtarja e re dëshiron që të jetë artiste e kompletuar, andaj po e vijon edhe një kurs vallëzimi, për ti perfeksionuar lëvizjet skenike.

“Në të vërtet, tash e sa kohë e ndjek kursin e valëzimit tek “OnDance”, ku kam arritur ta mësojë artin e vallëzimit dhe ti perfeksionoj lëvizjet. Unë dua që në këtë fushë të jem e kompletuar, e muzikën e plotëson shumë vallëzimi adekuat.

Më datë 6 Shtator 2018, Luiza publikon videoklipin "S'e Dite". Muzika e këngës u punua nga REDBOX Entertainment.

Më datë 14 Gusht 2019, Luiza & Lindon publikojnë videoklipin "Sikur Yje". Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Lindon Berisha. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019