TEKSTESHQIP

Luljeta Krasniqi
Në Një Kullë Që Digjej Flakë
Lyrics

Në një kullë që digjej flakë,
Kishte mbetë e gjallë një plakë,
Milicia po ne e thrretë,
Djem sa ke moj plakë e shkretë,
S'jam e shkretë plaka përgjigjet,
djemt janë gjallë, veq kulla po m'digjet.

Heeeejjj nëntë djem nana i ka lindë,
dhe një vajzë që e quajmë Prishtinë,
Automatin, n'fyt ja vunë,
Tegojë djemt ku janë strehu,
Për ta bukë kush po gatunë,
po kallxove, do të pagujmë,

Heeejj, gatu kemi se jam shqiptare,
s'i shet nana djemt me pare,
veq një fjalë du me ua thanë,
Në UÇK janë vesh të tanë,
Nëqoftëse doni me i taku,
Ooooo n'prehër t'nanes janë BETU

Heeeeejjj, një me njëqind jetën me ndrrue,
Ata gjallë s'më korrisin mua,
Se i ka nana djem azgana,
Sa t'lind dielli e preron hana,
Të gjallë Nana, s'don me i pa,
Në TROJE veta, të rrojnë në SHKJA!

Heeeejjjj, në nervozë shkitë ju afrunë,
Te dy sytë plakës ia qorrunë,
Fol moj plakë, a ke naj gja,
Ohhhhhooooo, e Lumja unë, që s'ju shohë ma ani ooo hejj!

DËRGOI: