>
LETERSISHQIP

Ndër Thinja Gdhendur Jetë

Aty do gjesh historinë,
fijëartë shkruar,
Mbi shpatullat e vite gjëmuar,
do gjeshë,
një dëshirë,
një ëndërr,
një shpresë,
Që lind,
nuk vënitet,
nuk frikësohet,
nuk vritet,
nuk vdes.
Bërë ballë çdo stuhie,
pritur rrufen që mbi kraharor binte,
e zgjuar ëndrrën që nën çatinë e shpreses flinte,
Qeshur në heshtjen e syrit që fliste,
Nat tokë e nat dhe,
ky vatan jemi ne,
aty në kullat prej guri,
ku tundet djepi i trimit,
Aty do jem,
pranë oxhakut dhe sofres,
Ku bien tingujt e lahutës.
Ku fjala,
rrin e varur në grykën e pushkës,
E fyelli,
i lëshon za malit për besë,
ku jam lindur,
e dashuruar,
Ku jam rritur,
e jetuar,
le të vdes.