Deri Sa Te Gjejme Qiellin Tone

Deri sa te gjejme qiellin tone
Lerme te shkrihem ne trupin tend
Puthjet jo te mos ndalojne
Dashuri platonike vend e pa vend

Deri sa te gjejme qiellin tone
Lerme te digjem ne zjarrin prush
Aty te mbetem pergjithmone
Mos te me gjeje me askush

Deri sa te gjejme qiellin tone
Si engjej te ngjitemi ne parajse
Zeri i shpirtit pastaj te ushtojne
O zot sa fort qenkemi dashte...

E une te therras pastaj me jehone
EJA E DASHUR NE QIELLIN TONE

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  8