Zhelet!

A mund ta kuptoni dot, fjalën zhele,
Atë që i thërrasim ndryshe dhe rreckë,
Ajo rroba e grisun e bame fërtele,
Që e mban fukaraja,derisa të vdesë.

Ajo rrobë sot na asht ba modë,
Sa krejt njerzia lakmon në zhele,
Si zhelet tona s’ka kund në botë,
Aq sa dhe ujku na ngjan me dele.

Kena zhele të pastra,zhele të ndyta,
Zhele të ndritshme,zhele prej ari,
Zhele ku së parës i merr shpirtin e dyta,
Bollek me zhele si n’ditë pazari.

Bollek me zhele jashtë çdo etike,
Sukses pazari,sukses n’ankand,
Sukses me zhelet politike,
Sukses prej zhelesh me injorant.

Dhe mendja krejt na asht ba zhele,
Zhele mbushun gjithandej plot,
E une lutem prej shpirti e zemre,
“Na largo prej zheleve të lutem o Zot!”

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5