Kam Mujt...

Kam mujt me hy mrena syve tu,
E prej andej n'gjithë shpirtin tand,
Kam qesh e kja,e shpesh idhnu,
E prapë kam lyp me hy se s'ban.

Kam mujt me njoftë shumë yje toke,
Dhe yje qielli me ndeshë kam mujt,
Por sa m'ka ba me vujt mungesa jote,
Asnji yll toke a qielli s'm'ka ba me vujt.

Kam mujt me kenë dhe i tjetërsuem,
Për hater t'kohës,për hater t'jetës,
Po kurrë s'jam kenë n' shpirt ma i munduem,
Se n'mungesë t'pranisë tande,afër vetvetes.

Kam mujt,kam mujt,gjithçka kam mujt,
Por jetë pa ty,s'mundem, as kam mujt.

14 Maj 2018

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3