Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Kaj'herë...

Kaj’herë mërzitem aq fort me jetën,
Me njerzit përreth mërzitem kaj’herë,
Kaj,herë m’vjen mos me e dashtë veten,
Sa due me u zhdukë,krejt m’u ba erë.

Kaj’herë e m’duket krejt e shkurtë jeta,
Aq e shkurtë,sa hap e mbyll sytë,
Çastet ma t’vshtira m’duken krejt t’lehta,
E them pse o zot,s’ka nji jetë të dytë?!

Kaj’herë m’vjen,njerzit mos me i dashtë,
Se fort e m’duken n’gjallesa marjoneta,
Kaj’herë m’thotë truni ma mirë me kenë kafshë,
Se t’pakten mundesh me i gzue do t’drejta.

Kaj’herë e m’thotë shpirti për me u ba xhind,
Jashtoksor m’thotë zemra me u ba kaj’herë,
Me lindë për çdo ditë a me vdekë pa lind,
A mos me vdekë në kyt botë asnjëherë.

Shumë e shumë gjana kam mendue kaj’herë,
Po me jetue pa ty,kurrë…asnjëherë!

- poezi nga Lulzim Kalaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet