>
BIOSHQIP

Lumi B Sjell Këngën “Vront” Në Bashkëpunim Me Mc Kresha

11-01-2013
Lumi B shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim me reperin Mc Kresha dhe kënga është titulluar “Vront”. Anëtari i grupit Kaos javë më parë u bë baba, por pavarësisht obligimeve të shtuara, nuk po e lë anash muzikën. Lumi ka vendosur që vitin 2013 ta nisë me një bashkëpunim shumë interesant, dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë klipi “Vront” të cilin e ka në bashkëpunim me reperin nga Mitrovica Mc, Kresha. Në anën tjetër, Mc Kresha, i cili gjatë vitit të kaluar ka qenë shumë aktiv në media për shkak të jetës private, këtë vit ka vendosur të fokusohet më shumë tek muzika e tij, pasi edhe para pak muajsh, ai nxori në treg albumin e tij të titulluar “Air Force”. Përveç klipit “Vront”, në javët në vijim do të kemi mundësi të shohim shumë klipe të Kreshës, të cilat i ka paralajmëruar ai, si “F*ckem”, “Fejkera” dhe Scrim”.
(Telegrafi)

Lumi B Sjell Këngën “Vront” Në Bashkëpunim Me Mc Kresha