>
BIOSHQIP

Lumi B: “Nuk Duhen Këngëtarë Popullorë Për Të Bërë Një Hit”

22-03-2014
Hip hop ylli i grupit Kaos, Lumi B, ka dhënë një deklaratë kontraverse, duke u përgjigjur se ai nuk ka nevojë për bashkëpunime me këngëtarë popullor që këngët e tij të bëhen hit. Kjo deklaratë erdhi pas spekulimeve se Geti po përgatit këngë me Labin, gjë të cilën vet Geti e mohoi për Telegrafin Grupi Kaos ishin mysafirë ditë më parë në emisionin e mëngjesit që transmetohet në ora 9:00 në Radio 21, "Prite Të Gjelbrën". Në pyetjen e moderatorit të njohur Robert Bojaj se si e komenton Lumi faktin se po flitet për një bashkëpunim me Getin, ishte reperi i Kaos ai që u përgjigj në mënyrë shumë të drejtpërdrejt, duke aluduar se nuk do të ishte hera e parë që Geti bën bashkëpunim me një këngëtar popullar, pasi këtë e ka bërë më parë edhe me Getin. "Geti nuk e ka për herë të parë, ai ka bërë edhe më parë bashkëpunim me këngëtarë të muzikës popullore (popullorgji) sikurse me Medën". "Ne s'kemi nevojë për të bërë bashkëpunime me popullorgji që të na bëhen këngët hite, pasi ky stil nuk na shkon", ka theksuar Lumi gjatë emisionit "Prite të Gjelbrën". Në vazhdën e spekulimeve se Geti do të bëjë bashkëpunim me Labin, Telegrafi ka kontaktuar vet reperin, i cili ka mohuar një gjë të tillë. Në pyetjen se a është e vërtetë se do të ketë bashkëpunim mes Getit dhe Labit, bosi i BabaStars u përgjigj shkurt: "Jo vlla". Burimet tjera brenda Telegrafit mësojnë se vizita e Getit në studion e producentit të Labit, Shkumbin Nebihut, ishte për qëllime krejtësisht profesionale dhe s'kishte të bënte rreth ndonjë bashkëpunimi. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në muajt në vijim, se kush do të lansojë hitet më të mëdha, me apo pa të ashtuquajturit "popullorgji".
(Telegrafi)

Lumi B: “Nuk Duhen Këngëtarë Popullorë Për Të Bërë Një Hit”