>
BIOSHQIP

Lumi B, I Biri I Rektorit Të U.P.-Së

13-05-2014
Reperi shqiptar, Lumi B, duket se ka ku të nxjerrë inspirimin për tekstet e tij karakteristike, e po ashtu edhe kulturën e komunikimit.

Anton Berisha tash e sa kohë po e drejton nga posti i rektorit Universitetin e Prishtinës.

Dhe, sigurisht se 50 mijë studentët që argëtohen nëpër koncertet e Kaos nuk e kanë ditur se rektori ka lidhje të ngushtë me një prej artistëve më në formë të momentit.

Telegrafi mëson se Lumi B, antari i Kaos, është i biri i Anton Berishës, rektorit të UP-së që tash e sa kohë e mori në dorë Universitetin e Prishtinës pas largimit të Ibrahim Gashit.

Edhe pse jeta private dhe lidhjet familjare janë munduar që shpesh të mbeten jashtë nga vëmendja mediatike e reperit, duket se vet Lumi ka pse të ndihet krenar duke e parë se njeriu shembull i jetës së tij udhëheq me sukses një institucion nga i cili varet e ardhmja e shumë të rinjve shqiptarë.
(Telegrafi)

Lumi B, I Biri I Rektorit Të U.P.-Së