>
LETERSISHQIP

Gëzuar Lirinë Kosovë!

Gëzuar lirinë Kosovë
Kosovë prej gurësh të Ilirisë
Kosovë prej gjakut të rinisë
Kosovë prej eshtrash të kosovarëve
Kosovë prej kafkash të luftëtarëve
Kosovë prej betoni e qëndrese,
Kosovë prej hekuri e bese!.

Kosovë prej fëmijësh të vrarë në djep
Kosovë prej grash të dhunuara në vek
Kosovë prej foshnjash të mbytura në bark
Kosovë prej burrash të varur në lak
Kosovë prej flamujve të përgjakur
Kosovë prej tokës së përflakur!.

Kosovë prej shpirtit të dëshmorëve
Kosovë prej dasmash e dasmorëve
Kosovë prej brezash të baballarëve
Kosovë prej gjoksesh të flamurtarëve!.

Kosovë prej kullash të rrënuara
Kosovë prej fisesh të dëbuar
Kosovë prej librave të djegura
Kosovë prej lëkurave të rrjepura!

Kosovë prej luftërash e përpjekjesh
Kosovë prej zvarritjesh e marshimesh
Kosovë prej rëniesh dhe ngritjesh
Kosovë prej tërheqjesh e shtegtimesh!.

Kosovë prej zemrash e bujarie
Kosovë prej betimi e besnikërie
Kosovë prej drite e dashurie
Kosovë prej nderi e fisnikëri!.

Kosovë me themele në tokën arbërore
Kosovë me majat lartësive qiellore
Kosovë me bedenat e shqiptarisë
Kosovë e përjetshme, kështjella e lirisë!?