>
LETERSISHQIP

Perkujtimore E Heroit Te Kosoves Halitt Coka

Sot me tre prill mbushen plot 23 vite kur, në një betejë me permasa legjendare, ra heroikisht Halit Riza Coka, vullnetar nga Shqipëria, pjesëtarë i denjë në ushtrinë Ḉlimtare të Kosovës.

Lutfi coka/
Rreshta pa mbarim
Periudhë e paharruar,
Të shkruaj o njeriu im
Halit coka o yll i pashuar!...

U shëndrrove në fenar
Për të rrezatuar dritë
Tasha je në altar
Krenar e besnik i Shqipërisë!,

Ti ke vetëm ditëlindje
Ke rrugën e përjetësisë,
Ti mbetesh ngrohtësi
E vendit ku linde!...
E Kosovës ku re!
Ti je kopshti me aromë
Plot atdhedashuri!

Në përjetësi kalove
Halit Coka, je i gjallë
Me krenari të kujtojmë
Shekuj me radhë!...

Ti “ Hero” ke një datë
E të tjera nuk ekzistojnë!
Ajo shenon ditëlindje
Me krenari të kujtojmë!..