Më mbaj mend (për 1 muaj)

Machiato Band: “Jemi Ngopur Me Bashkëpunime”

Nuk ka akoma asnjë votë

[22-04-2014]
Machiato Band sapo ka lansuar bashkëpunimin e radhës me këngëtarin Labinot Rexha, por djelmoshat thonë se ky do të jetë bashkëpunimi i fundit i tyre.

“Ta ha buzën ty” u titullua kënga e fundit në të cilën Machiato Band ishin mysafirë të Labinot Rexhës. Por Dardan Gjinolli, vokalist i grupit, mendon se publiku është ngopur me bashkëpunime.



“Para disa ditësh kemi lansuar videoklipin e radhës me të cilin ne ishim mysafir te Labinot Rexha, por ky do të jetë bashkëpunimi i fundit në përgjithësi me të gjithë këngëtarët, do të bëjmë këngë vetëm ne si grup, për shkak se është lodh publiku nga bashkëpunimet", ka thënë Dardani për gazetën Tribuna.

Ai ka shtuar më tutje se janë në përgatitje të albumit të tyre ‘live’, ku në atë album do të jenë të përmbledhura të gjitha këngët ‘live’ të grupit.
 (Telegrafi)


      Labinot Rexha - Ta Ha Buzen Ty (Feat.Machiato Band) [Teksti dhe Klipi]

Komente 0