>
BIOSHQIP

Machiato Band, Së Shpejti Videoklipi “Nënë Kur Do Të Bëhesh”

27-07-2014
Njihen shumë me baladat e tyre dhe publiku i dëshiron shumë ato. E Machiato Band po sjellin pikërisht në sezonin e verës një baladë duke rrezikuar me trendin që është tani në treg. Dardan Gjinolli, Bekim Hallaqi dhe Filonid Gjikolli janë tre anëtaret e këtij grupi.

Cilat janë angazhimet aktuale rreth muzikës?

Me angazhime jemi shumë të ngarkuar. Falë aftësisë profesionale që e kemi (Machiato Band) luajmë në shumë zhanre muzikore, jemi të angazhuar në shumë dasma e ahengje duke i bashkuar forcat ose kemi bërë koalicion (qeshet) me këngëtarin Labinot Rexha-Noti.

Me çfarë projektesh artistike mund t’ju takojmë së shpejti në treg?

Shumë shpejt do ta keni baladën që unë e konsideroj balada më e mirë deri tash nga ana jonë që quhet "Nënë kur do të bëhesh", ku videoklipi i tij është kryer vetëm po e presim rastin ta lansojmë

Ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar?

Jo unë e kam cekur edhe ma herët tek ju që për momentin nuk mendojmë ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtar ose këngëtare.

Ndonjë projekt tjetër a do të presim nga ju?

Do të kemi edhe disa videoklipe për adhuruesit tanë. Po prej shtatorit do të ketë shumë risi nga ne

Sa keni mbrëmje të ndryshme muzikore?

Kemi shumë mbrëmje dhe ahengje, tash dihet që është sezona e ahengjeve dhe mbrëmjeve. Machiato band tash e 10 vjet është në treg të mbrëmjeve e ahengjeve. Shpresoj që edhe mbas 10 viteve t’ju japim përgjigje. Ne punë tjetër nuk kemi, vetëm muzika është ajo që na mban.

Përditshmëria si plotësohet?

Përditshmëria prapë e ngarkuar. Unë jam profesor në UP, po ashtu edhe Bekimi është profesor në shkollë të mesme. Kemi studio ku punojmë për vete dhe për këngëtarë tjerë si Labinot Rexha-Noti, Linda Hakaj etj.
(Tribuna)

Machiato Band, Së Shpejti Videoklipi “Nënë Kur Do Të Bëhesh”