Më mbaj mend (për 1 muaj)

Mahmut Ferati - Fjalt Me Ven Kan Mu Permen  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Këngë e albumit:

"Shko"

Komente

1 🔥

01/12/2003

2003-11-30T23:00:00+00:00



Heeey,
Detit hije i ka vala
Burrit hije i ka fjala
Kem dy vesh e veç ni gojë
Shumë me ngu e pak me folë

Ai që flet mirë e pak
Me ngu prap' ta len marak
Mos na ban si ai o Zot
Qe flet shumë e kurgjo s'thotë

Fjalt me vend kanë mu përmend
Fjalt pa masë rrenat me thasë

Ai që flet vend e pa vend
Ai eshtë fukara për mend
Ai që mizen bull ta ban
Këqyr mos asht politikan

Kush ta thotë fjalën nër sy
Ai është shok e mik për ty
Fjala e mirë e nal alltinë
Fjala e keqe, o, e prish shpinë

Fjalt me vend kanë mu përmend
Fjalt pa masë rrenat me thasë

Pa mendu n'koftë se fole
Ki me thanë hin fjalë ka dole
Tana t'zezat e kësaj bote
S'ta ban çka t'ban goja jote

Kush din shumë flet ma së paku
Ku s'shkon fjala shkon dajaku
Ndaç t'vërteten me e thanë hak
Shkurt e shqip, fol, mos e zgjat


Ky tekst u dërgua nga Benski   Tingulli   smartness




Më Shumë Këngë Nga Mahmut Ferati:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet