>
BIOSHQIP

Mark Marku: “Po Punoj Me Disa Këngë Të Reja...”

09-04-2014
Këngëtari Mark Marku vjen në një intervistë ekskluzive për websajtin tonë. Ai ka tash e 3 muaj që është kthyer në Kosovë dhe thotë se momentalisht është duke punuar me disa këngë të reja të cilat priten të publikohen shumë shpejt, disa prej tyre madje do të realizohen edhe me klipe. Për më shumë na flet vetë Marku në këtë intervistë... TeksteShqip: Mark, jeni shumë i pranishëm kohëve të fundit në skenën shqiptare? Na tregoni pak si po ju ecën karriera? Mark: Karriera kohën e fundit po më ecën mjaft mirë, ka 3 muaj që jam kthyer në Kosovë dhe po punoj me disa këngë të reja. Momentalisht studioj edhe në "Akademinë e Arteve" në Prishtinë. TeksteShqip: Videoprojekti i fundit i lansuar nga ju ishte "Ato Faqe"? Sa mendoni se pati sukses? Mark: Për sa i përket radios edhe televisioneve lokale, kënga ka pas ecuri shumë të madhe, jam shumë i lumtur sepse kam marrë edhe komente edhe telefonata nga gazetart edhe mendoj se ka qenë 1 sukses.



TeksteShqip: Cilat janë projektet e tua të rradhës? Mark: Po punoj disa këngë të reja siç e ceka edhe më lart, por nuk po punoj vetëm për vete, jam duke punuar disa këngë për bende të tjera, për individë të tjerë brenda dhe jasht vendit. TeksteShqip: Cilët do të jenë bashpunëtorët e tu të rradhës? Mark: Bashkpunëtorët e mi të rradhës janë Zzap & Chriss. TeksteShqip: Vitin e kaluar ishit pjesë edhe e festivalit "Kënga Magjike"? Si ju priti publiku atje? Mark: Unë sa i përket pritjes kam qenë shumë i kënaqur, por aty nuk ka qenë në pytje publiku por votat e kolegëve në të cilat shumë prej tyre nuk e gjeta vetën, mirëpo gjithsesi jam shumë i lumtur që kënga ka qenë e suksesshme.



TeksteShqip: A jeni i angazhuar me koncerte? Mark: Po, sidimos tash gjatë sezonit të verës. TeksteShqip: Po nga jeta private. A është Marku "single"? Mark: Marku momentalisht është single dhe shumë i lumtur. TeksteShqip: A mendoni të realizoni album? Mark: Po normal si çdo artist i ri dëshiroj ta kem edhe unë albumin e parë, ndaj besoj se shumë shpejt do të punoj në atë drejtim.



TeksteShqip: Mark, faleminderit që gjete kohë tu përgjgijesh pyetjeve tona? Ndonjë porosi për fund... Mark: Pë rininë kosovare-shqiptare ju them "Me dëgju muzikë sa më të mirë, ndoshta jo vetëm komerciale por edhe muzikë që jeton disa vite".
(Teksteshqip.Com)

Mark Marku: “Po Punoj Me Disa Këngë Të Reja...”