>
BIOSHQIP
Biografia
Markelian Gjon Kapidani është një nga përfaqësuesit e rëndësishëm të ndryshimeve kulturore dhe artistike që ndodhën në Shqipëri në vitet menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit. Një nga karakteristikat themelore të artit të tij është shkrirja e natyrshme e traditës së madhe "formale" të muzikës perëndimore me meloditë popullore ballkanike bashkë me një karakter Jazz të dukshëm. Prodhimi artistik i Kapedanit kombinon gjuhën e sofistikuar të muzikës bashkëkohore klasike mbi baza të forta "formale" me atë të improvizimit të traditës së jazzit. Pinjoll i një prej familjeve të mëdha aristokratike - paraardhësit e tij,"Gjomarkajt" për shekuj me radhë qenë zotër të tokave të Mirditës, të cilen e mbrojtën me vëndosmëri kundër pushtuesve osmandhinj. Kapidan, ky titull vjen nga roli i Gjormajkajve si prinjsa (Princa) të Mirditës. Markeliani u formua në Shqipëri gjatë viteve kur ky vënd ishte "më i papërshkueshëmi" ndër vendet e "Lindjes komuniste”. Kapidani filloi studimet në moshën katër vjeçare nën drejtimin e dashur dhe të vëmendshëm të babajt Gjon Kapidani, kompozitor dhe dirigjent. Pas diplomës së pjekurisë si pianist në moshën 18 vjeç, katër vjet më vonë merr diplomen dhe titullin kompozitor. Kështu fillon një karrjerë e shpejtë në RadioTV shqiptarë, e cila në pak kohë e bën atë atë të jetë një nga kompozitorët më të njohur të vendit të tij.

Në Dhjetor 1992, Markelian Kapedani merr pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën "Sytë E Kanë Fajin". I tiji ishte koncerti i parë publik jazz në Shqipëri më 21 korrik, 1992 me kuartin, Song Of Jazz.

Në vitin 1996, Markelian Kapedani & Dëshira Ahmeti marrin pjesë në "Këngët e Stinës" me këngën "Në Piano Bar".

Në vitin 2008, Markelian Kapidani publikon albumin "Balkan Piano", të prodhuar nga etiketa Jazz "Red Records". Aktualisht, në Itali, me muzikën e tij të veçantë po korr një sukses të dukshëm. Në nëntor 2008 ai ftohet nga "MEI" në qytetin Faenza tek mitingu: (Takimi i Etiketave të Pavarura Diskografike), ku fitoin dhe çmimin "Multikulti" si rinovues i muzikës Jazz në Itali. Disku Ballkan Pjano është vlerësuar pozitivisht nga revistat Jazz më të rëndësishme të Italisë. Nga 2008-2010 ai merr pjesë në festivale jazz të rëndësishme.

Në 2011 ka nxjerrë diskun i tij të dytë, BALKAN BOP të prodhuar nga etiketa Red Records.

Më datë 18 Janar 2013, Markelian Kapidani & Orges Toçe publikojnë albumin "Hep Hep Çiftatel Jazz!".