>
BIOSHQIP

Marsela Cibukaj Rikthehet Në “The Voice”

15-03-2013
E renditura në vendin e dytë në edicionin e parë të talent shoë “The Voice of Albania” Marsela Çibukaj duket se është përfshirë sërish në ethet dhe emocionet që një kompeticion i tillë mund të falë.



Ajo ka konkurruar në audicionet e “The Voice of Italy” duke fituar fazën e parë. Ajo do të jetë pjesë në skuadrën e Noemit, e cila është një këngëtare e njohur italiane.



Marsela performoi këngën “L’amore si odia” të vetë Noemit. Marsela u shpreh mjaft entuziaste dhe e emocionuar për këtë eksperiencë të re që sapo ka nisur në shtetin fqinj.
(shqiptarja)

Marsela Cibukaj Rikthehet Në “The Voice”