>
BIOSHQIP

Marsela Cibukaj, Eliminimi Nga “The Vioice Of Italy”

12-04-2013
Marsela Çibukaj është eliminuar nga “The Voice of Italy” në edicionin e fundit të spektaklit që u organizua të enjten mbrëma.
Këngëtarja shqiptare, e renditur e dyta në edicionin shqiptar të “The Voice” vitin e kaluar, u prezantua me “L’amore si odia”, një këngë e trajneres së saj, Noemi.

Por, pavarësisht zërit dhe performacës së saj Marsela u eliminua në rundin e dytë në duelin ndaj Nausica Magarinit.

Garën në The Voice of Italy është duke e vazhduar një shqiptare tjetër, Elhaida Dani.
(Telegrafi)