>
LETERSISHQIP

N`mundje Me Kohen

Edhe koha mundet
kur bën mot i lig
vetëtimat godasin
fluturimeve të trembura
rrëzohen stinët
njeriu bart një trastë balte
përtej ëndrrave
pas perdes së qiellit
atje ku thyhen retë
n`çelësin e ëndrrave t`mbyllura
shkallëve t`padukshme
brigjeve të dritareve
shtrinë pëlhurën e mugët
lodhet koha bie për dhe

e unë
mbi stinën e rrëzueme
shikoi fluturimin e njeriut
të dalë nga trupi
me katër qirinj të ndezur
në dorën e djathtë.

Më shumë nga Martin P Lleshi