>
LETERSISHQIP

Andrra

Andrra e kafshës njeri
n`fushën e Tadenit
zverdhi akrepat e orës
n`cepin e majtë të qiellit blu
bifurkacione lumenjsh
n`gjeografinë e mundësve të hijeve
një degë e përhitur n`lisin e lashtë
shtresuar n`motin e akullt
pikoi syrin e djathtë

Nëntë dragoi Grifoni
me shkallët e lindjes
si shpëtimtarë hijesh
n`Truallit e Trojës
kuaj fluturues
yjet dergjen plasaritjeve
udhës tamblit.

Më shumë nga Martin P Lleshi