BIOGRAFIA: Martina Serreqi është një këngëtare dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop dhe popullore shkodrane. Ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse muzikore prej të cilave shpesh ka dalë me çmime të para. Muzika është bërë pjesë e jetës së saj në forma të ndryshme. Fillimisht ajo ka studiuar violinë, por më pas kuptoi se gjithçka donte të bënte ishte vetëm të këndonte, arsye pse është angazhuar sa herë ka patur mundësinë. Përpos karrierrës muzikore ajo ëndërron dhe një të ardhme si veterinere që i rrjedh nga dashuria e saj për kafshët.
Eksperiencat e M...