TEKSTESHQIP

Maya Alickaj
Xha Cane & Këngë Tabani & Dudia
Lyrics

KËNGA E PARË (XHA CANE)

Në lëmë-o te arrë e madhe, në lëmë-o,
vjen xha Cania me fustanellë, në lëmë-o.
Në lëmë-o te arrë e madhe, në lëmë-o,
vjen xha Cania me fustanellë, në lëmë-o.

Me një vajzë të vogël fare, në lëmë-o,
të vogël porsi manare, në lëmë-o.
Me një vajzë të vogël fare, në lëmë-o,
të vogël porsi manare, në lëmë-o.

Vajzën them ta marr për fare, në lëmë-o,
ta gjezdis mal e më mal-e, në lëmë-o.
Vajzën them ta marr për fare, në lëmë-o,
ta gjezdis mal e më mal-e, në lëmë-o.


KËNGA E DYTË (KËNGË TABANI)

Ç'është kjo vajzë te burimi,
e njihni shokë, a s'e njihni?
Ç'është kjo vajzë te burimi,
e njihni shokë, a s'e njihni?

Buzët gonxhe trëndafili,
e njihni shokë, a s'e njihni?
Lagur me ujë burimi,
e njihni shokë, a s'e njihni?

Epo shtatë drita ç'i bën syri,
e njihni shokë, a s'e njihni?
Dil moj dil të pret bandilli,
e njihni shokë, a s'e njihni?


KËNGA E TRETË (DUDIA)

Dudia, more dudia!
Dudia, more dudia!

Shamia që mban dudia,
ja, ja, ja shamia!
Shamia që mban dudia,
ja, ja, ja shamia!

E bardhë nga pastërtia,
ja, ja, ja dudia!
E bardhë nga pastërtia,
ja, ja, ja dudia!

Dudia, more dudia!

E verdhë nga xhelozia,
ja, ja, ja shamia!
E verdhë nga xhelozia,
ja, ja, ja shamia!

E kuqe nga dashuria,
ja, ja, ja dudia!
E kuqe nga dashuria,
ja, ja, ja dudia!

Dudia, more dudia!