>
BIOSHQIP

Mc Kresha: Pasioni Për Filozofinë E Hip-Hopit

24-09-2012
Kreshnik Fazliu, ose siç e njohin të gjithë MC Kresha, ka lindur më 5 shtator të vitit 1984 në Mitrovicë. Familja e tij vjen nga Drenica, të dy prindërit me profesion i ka mjekë, ndërsa ai vetë studion për psikologji, por ka pak kohë që ka harruar ditën e fundit kur ka qenë në fakultet. Madje, atë duhet ta ketë marrë malli, pasi së fundmi i është përkushtuar 100 për qind muzikës. Ai thotë se e do futbollin, e ka pasionin kontestues me muzikën. Për herë të parë ka filluar të merret me muzikë në moshën 15 vjeçare dhe që nga ky moment nuk ka ndaluar më asnjëherë, deri tani që po flasim për të. Deri më sot ai ka realizuar dy albume personale, "Patikat e mia" dhe "Air Force1, fly ëith us, in us U trust" dhe një album në bashkëpunim me Lyrical Son. Ndërkohë, në 3 vitet e fundit renditet dhe albumi 3-të i tij me shumë bashkëpunime dhe 10 videoklipe me radhë. Në videoklipin e parë, ku ka qenë prezent, ai ishte thjesht i ftuari i DJ Blunt dhe Real 1 në këngën "Klasik" dhe më pas, në 2010-ën, ka realizuar videoklipin e tij të parë "Lej Flleshat" e më pas të tjerët me radhë si "Lyrical Warfare", "Patikat e Mia", etj. Përgjatë këtij viti ka qenë prezent në disa videoklipe si i ftuar special, si për shembull "Delicious", në bashkëpunim me Dafina Rexhepin. Më pas, në vitin 2011, ai realizoi albumin të cilin e quan "Super Album". Në bashkëpunim me Lyrical Son ai ka bërë një Double CD, që përmban 25 këngë. Edhe këtu nuk mungojnë videoklipet. U realizua videoklipi i këngës "Not U", në variantin rmx, si dhe klipet e këngëve "Kon po Shan me Nanë", "Pa Mu", "Hip Hopin e Du", "Nuk Ini Gangsta/Untouchable". Nuk ka munguar bashkëpunimi me DJ Floë, "Boni Zhurmë", pjesë e albumit të DJ Floë dhe së fundi albumi i tij i fundit "Air Force 1", videoklipet e para të të cilit janë "Intro AF1" dhe "Cok Guzel". Albumi në fjalë është lançuar më datë 05/09/2012 për ditëlindjen e tij. Siç duket, MC Kresha mendoi se për ditëlindjen e tij ai do të ishte në rolin e babagjyshit të Vitit të Ri për fansat e tij. Por veç muzikës, thonë se ai është fans i çmendur i Liverpool dhe se e do futbollin shpesh herë më shumë se femrat. Në puntatën e kësaj të shtune në "Poke", ai i është përgjigjur pyetjeve të prezantueses Albana Osmani. MC Kresha: Tung, Tung "Poke"! "Di seim a joke". Une ekzistoj per nime edhe rimoj. Yeah! Albana: Me vjen shume mire qe jemi ne kete lidhje te drejtperdrejte. Do te doja te dija ekzaktesisht ne cilin qytet te Kosoves dhe ne cfare ambienti je momentalisht qe po flet me ne? MC Kresha: Momentalisht jam ne banesen time te re ne Fushe-Kosove. Une vij nga Mitrovica dhe jetoj ne Mitrovice, por kam edhe nje gjysemprone ne Fushe-Kosove. Momentalisht jam ketu pasi mbreme kemi dale per party me shoket dhe kemi ardhur te fleme me afer ketu, qe te mos udhetojme naten. Albana: Mire, ke fjetur gjithe paraditen. Tani je paksa i çlodhur. MC Kresha, ne fakt eshte hera e pare qe komunikojme sa i perket profesionit tend ne nje interviste televizive se bashku. Gjithsesi emrin tend ne e kemi prezantuar me qindra here ne programet tona muzikore televizive ne Top Channel dhe ne Top Media. MC Kresha, karriera jote ne cfare pike eshte momentalisht? MC Kresha: Mendoj se nuk jam ne pozicionin kritik per te thene se ku qendron karriera ime, por duke reflektuar prej degjueshmerise se albumit te fundit, mendoj se eshte ne piedestal. Albana: Me vjen shume mire dhe ne fund te fundit pa modesti eshte mire te flasesh. A te pelqeu biografia qe te bera njehere? MC Kresha: Po, me pelqeu shume. Faleminderit. Vecse albumi i fundit titullohet "Air Force 1, Fly Ëith Us in Us You Trust"". Albana: Ah, mendova se ishte "U.S u trust" dhe thashe se qenka dhe ne Amerike. MC Kresha: Eshte referimi i patikes, do te thote atletes ndaj meje. Pra, ato atletet me thone mua, 'fly ëhith us u trust', ose cilido sportist. Ne kete fakt eshte jeta ime qe me fton mua; eja me mua dhe beso ne mua qe do te thote se gjithmone une e paraqes me termin patike veprimtarine time, qe do te thote se patikat e mia me se shumti, ajo ana ime artistike qe mundohem te shkri ne album, ato i paraqes sidomos me titull te albumit, me titull te kengeve, me rimimin e kengeve se hip-hopi eshte nje filozofi me te vertete qe kerkon studim dhe finesse, dhe pak a shume mundohem te ndjek ate hapin e Amerikes qe me sjell sa me shume fansa te hip-hopit ne Kosove dhe ne Shqiperi dhe ne te gjitha vendet ku ka bashkatdhetare te cilet I pershendes shume. Albana: MC Kresha, te te therras Kreshnik? Atehere, dua te te pyes pak per Kreshnikun, jo per djalin qe njohim ne skene. Dua te te pyes per kreshnikun qe njohin familjaret, te afermit dhe te dashurat. Te dashurat sepse e dime qe edhe historia e fundit eshte mbyllur. Dua te te pyes per diten tende, si eshte ajo. A eshte e zakonshme, kafen ku e pi dhe bisedat cilat jane ato qe dominojne ne te perditshmen tende. MC Kresha: Shumicen e kohes e kaloj duke menduar se si do kaloj kohen. Jo. Zgjohem ne mengjes dhe kam nje mengjes rutine, dal pi kafe. Nese jam ne Mitrovice e pi tek Qaza, nje shoku im, nese jam ne Prishtine e pi ne "Pint" ose ne "Ghest", takohem me miqte e mi te jetes se perditshme, cdo moment e shfrytezoj te shkoj ne studio per te punuar nese kam projekte perpara, cka eshte jetike per ne artistet, hip-hop artist. Kam qef te jetoj nje jete shume te thjeshte. Dal dhe shumicen e kohes kur dal shikoj futboll. E kemi si zakon se sa here luan Liverpool mblidhemi te gjithe miq e shoke qe jemi me Liverpool dhe shikojme ndeshjen. Albana: Ti e ke kaq shume pasion futbollin. Vete e ke praktikuar? MC Kresha: Po, kam qene futbollist, prej fatos e deri ne senior. Prej senior e kam nderprere. Albana: Prandaj dhe je shendoshur pak? MC Kresha: Pak, po. Albana: Vazhdojme tek Kreshniku. Kur ishte momenti qe ti e kuptove se repi ishte nje pjese e rendesishme e jetes tende? Si erdhi tek ty kjo zgjedhje duke qene se tashme edhe studimet e larta dhe pse te nderprera momentalisht kane nje kah krejt te kundert? MC Kresha: Une nuk e kam gjetur repin, repi me ka gjetur mua. Une jam rritur ne rep dhe tere jeta me ka shkuar me kulturen e hip hopit se eshte stili i veshjes, menyra e qasjes ne jeten sociale, menyra e kuptimit te gjerave. Repi eshte nje poezi moderne dhe do te ndjekesh ose stilin old fashion te prinderve tane, te gjeneratave me te vjetra, ose stilin me te modernizuar qe eshte stili i dixhitalizuar dhe hip hopi eshte nje muzike e miksuar mes jazz-it, funk-it, blues-it dhe gospel-it, e cila ka dale si rrjedhoje e mospajtimit te njerezve mes gjerave te atyre koheve. E dime qe vitet 70 nuk kane qene shume dite te mira per njerezit ne ngjyre. Mendoj se ne shqiptaret, sidomos ne qe kemi mbetur jashte territorit te Shqiperise, kemi qene gjithmone te perbuzur si klase e dyte e popullseise dhe kjo ndoshta ka qene edhe faktor social qe jam lidhur me shume me popullin. Une kam bere muzike gjithmone per njerez qe kane qene me shume te vuajtur, per njerez qe kane qene kunder nje sistemi apo kunder nje jete te dobet sociale dhe kjo ndoshta ka qene nje prej arsyeve me te forta qe ka qene ne inspirimin tim per te personalizuar lifestyle-in tim. Albana: Ndoshta kjo vjen edhe nga ditet e veshtira qe Kosova ka kaluar? MC Kresha: Po, patjeter. Albana: MC Kresha, ne tekstet e tua flitet edhe per pershkrimin tend underground qe erdhi nga vitet 70, kryesisht nga SHBA, me pas edhe nga Britania dhe u adoptua nga shtetet europiane. Sot po flasim me nje reper nga Kosova, nje shqiptar qe jeni ju dhe tani po flitet edhe per keto ligjet e thyera te cilat pasqyroheshin ne tekstet e kengeve, por flitet edhe per shume qejf ne tekstet e tua. Tekstet e tua i realizon vete, apo ke dike gjithmone prapa vetes qe te ndihmon? MC Kresha: Patjeter qe i shkruaj vete tekstet e mia edhe eshte vlere e nje artisti kur e shkruan tekstin vete. Nese je rep-artist dhe nuk i shkruan tekstet vete, ndjej keqardhje per ty. Seriozisht. Albana: Ne lexojme shume ne portalet online dhe shpesh here ne pjeset e programit "Poke" citohet kjo fjale, por eshte e paevitueshme sepse tashme jemi bere pjese e ketyre rrjeteve sociale, e ketij komunikimi virtual, eshte bere pjese e pandashme sepse te gjithe ne telefonat tane e kemi nje adrese ku futemi dhe lundrojme dhe lexojme pafundesisht. Lexojme shpesh per ngaterresat mes reperave, klasifikimeve ne grupe, madje kane dhe sloganet e tyre. Lexojme ne ato shtepite e produksionit ku dikush iken, largohet, me pas dalin me deklarata. Juve personalisht nuk e di ku e keni kategorizuar veten, por te kemi gjetur shpesh jashte ketyre ngaterresave. Pyetjja e pare eshte, sa mire e ke menaxhuar ti veten tende dhe si ia ke dale? Dhe pyetja e dyte eshte se cfare mendon ti per te gjitha keto? A behen thjesht per buje dhe per fame apo keshtu eshte thjesht te jetuarit si reper? MC Kresha: Me thene te drejten, nje prej reperave eshte "Most Deaf", i cili ka bere fakultetin e letersise amerikane. Tjetri eshte "2 Pack", ka pas qene artisti i aktrimit dhe ne te njejten kohe artist i baletit dhe vetevetiu, duke pare artiste qe bejne hip hop te mirefillte, vihet re se hip hopi eshte nje muzike e edukuar pa marre parasysh qe ne tekste ndoshta tingellon e vrazhde. Por edhe jeta eshte e vrazhde. Sa i perket portaleve te ndryshme, une thjesht kam qejf te le muziken te flase. Nese dikush me pelqen mua, athere ka per te me pelqyer 100% rreth muzikes sime per shkak se une jam artist muzikor, ndersa ngaterresat dhe keto gjerat mua me duken se jane te ekzagjeruara, edhe media vete i ekzagjeron, edhe njerezit qe jane rreth artisteve i ekzagjerojne sendet. Kjo gje pervec se ben marketing, ben edhe nje marketing paksa te hidhur, mirepo hip hopi nuk eshte profeti i hip hopit. Mendoj se cdo njeri ka menyren e vete per te menaxhuar karrieren. Une per vete kam vendosur te le notat per te bere fjalimin, ndaj krejt cka mund t'ju them fansave dhe njerezve qe zgjojne interes per punen tone eshte se mundohemi per te sjelle sa me autentike muziken, mundohemi te jemi sa me ne toke dhe per kete arsye gjithmone jemi me popullin sepse nuk mundohemi te tregohemi permbi ose nje klase e paprekur per shkak se ne nuk jemi klase e paprekur, fatmiresisht, sepse atehere nuk do te ishin ndjenja per secilin njeri. Mendoj se kjo na ka mbajtur ne shqiptareve ne 5 shtete te ndara, cka s'eshte mire. Keshtu e shoh une. Muzika eshte mrekullia vete. Pse duhet te mundohemi ta ngjyrosim me shantazhe, probleme apo me spekulime mediatike?! Albana: Meqenese jemi tek mediat, MC Kresha, lidhja juaj e fundit ka qene me nje artiste shqiptare te Shqiperise, Rozana Radi. E dime qe tashme eshte mbyllur kjo histori. Nuk dua te te pyes per arsyet, ato do te mbeten arsye totalisht personale. Edhe ne rast se do m'i thuash, i kemi degjuar. Ne mos te nje rasti, te nje rasti tjeter. Pyetja ime eshte, a mbeteni miq? A jeni shoke, degjoheni ne telefon dhe uroheni me njeri-tjetrin ne rastet e mira tuajtat? MC Kresha: Po. Mendoj se jemi njerez te civilizuar, te perparuar. Cdo lidhje eshte e hidhur dhe nuk kam qejf te flas per te. Faleminderit qe po e respekton kete gje. Mednoj se njerezit duhet te jene gjithmone sa me te perparuar. Keto jane synimet tona: te jemi me te perparuar se gjeneratat e meparshme. Albana: Ndodh dhe i konsiderojme normale. Te mos i dramatizojme me kot. Vetem doja te dija, a komunikoni? Kur keni folur per here te fundit bashke? MC Kresha: Cfare duhet te dihet eshte "Air Force 1", albumi im. Per momentin, sidomos audienca ne Shqiperi duhet te dije se ky eshte albumi im i ri. Dhe fatkeqesisht ne shtetin ame, ne krejt Shqiperine s'ka per t'u blere. Eshte ne shitje ne Kosove dhe ne Maqedoni, per shkak se shtepite diskografike ne Shqiperi kane qejf t'i marrin gratis prej artisteve shqiptare dhe kjo eshte arsyeja qe ne nuk e kemi lancuar hic ne Shqiperi. Me vjen keq. I kerkoj falje publike te gjitheve, por mundeni permes You Tube, kanalit tone zyrtar P.I.T "Pitofficial", eshte adresa e kanalit tone zyrtar ne YouTube dhe aty mund t'i gjeni te gjitha materialet tona nga une dhe Lyrical Sun dhe se shpejti del edhe albumi i Lyrical Sun qe quhet "Zimasunshevi" ose "Miza mas veshi". Gjtihashtu del edhe albumi i Keyosave qe jane miqte tane, gjtihashtu edhe albumi i Laves. Po bej pak promocion por … Albana: Vazhdo me listen ti. Gjithesesi, jane disa prej emrave qe kane qene ne festivalin tone Top Fest dhe madje jane vleresuar me cmime, me kenge shume te bukura. Repi juaj eshte shume i mire. Ne ne Shqiperi e duam fort, e vlersojme shume. MC Kresha, do t'i kthehem serish intervistes. Ti fole per albumin tend, gjithcka qe pate per te lancuar e the, megjithate doja te dija se kujt i kendon MC Kresha ne tekstet e kengeve te ketij albumi? MC Kresha: Ne tekstet e ketij albumi i kendoj me se shumti hip-hopit, per shkak se momentalisht hip-hopi globalisht eshte duke u perdorur stili i rimimit qe po e quajme 'bekell', i betejes. Jane ato ngacmimet me fjale, por jo ngacmime personale, por ngacmime me vlera e antivlera, style me antistyle. Kjo esthe tematika kyce, eshte nje fare kritike qe sillet ne kete boten e shoëbizit ne te cilen jetojme ne artistet. Keto jane tekstet qe une zakonisht i shkruaj, por normal nuk e perjashtojme edhe mundesine e ndonje teksti dashurie apo te ndonje teksti flirtues sic eshte kenga "I am seven sar….". Albana: Ne listen tende ke shume emra qe ke bashkepunuar, kryesisht me Lyrical Sun, nje tjeter reper, dhe sigurisht ke te emra qe ti u je mirenjohes per realizimet e hiteve te tua. A ka ndonje emer te Shqiperise, pa dashur te bej ndasite? Asnjehere nuk duam, megjithate me duhet ta ndaj ne rastin konkret. Ka ndonje emer te Shqiperise qe do te deshiroje te bashkepunoje? MC Kresha: Per mua Shqiperi eshte krejt. Kudo, cdo artist shqiptar eshte i njejte, ai i Gjirokastres, apo i Mitrovices, per mua eshte shqiptar. E rendesishme eshte qe krenohesh qe je shqiptar. Cka une synoj eshte gjithmone me qene ne trojet tona te bashkuar, sidomos te muzikes hip hop, qe une kultivoj. Kam bashkepunuar me Noizyn, para 6 viteve kur audienca ne Shqiperi as ne Kosove nuk ka pasur shume informacion as per mua dhe as per Noizyn, por neve na ka lidhur hip-hopi. Ne te njejten kohe kam bashkepunim edhe me Big Basten. Per mua kenaqesia me e madhe eshte te degjohet kenga shqip, te jemi shqiptare, artiste sa me shume. Fakti se une me Lyrical Sun bej bashkepunimet me se shumti eshte se te dy jemi speca djeges ose PINT, qe eshte kompania jone apo labely jone qe e kemi themeluar me synimin per te sjelle hip hop sa me kualitativ dhe jemi duke punuar mbi shume projekte qe kane per te qene mbreselenese. Hapat jane shume pozitiv. Gjithmone cdo sfide e re eshte e veshtire, por mendoj se jemi duke e menaxhuar mire. Jemi duke realizuar top-albume, qe jam i sigurt se njerezit kane pasur deshire qemoti per t'i degjuar. Edhe kjo eshte mrekulli qe kam mundur te bej. Albana: MC Kresha flet me nje pasion shume te madh per muziken tende dhe duket se te ka rrembyer vite te jetes tende dhe vite te arta, sepse me i ri s'behesh kurre. Dua te di, a fiton ti para nga muzika qe ben sa te mbash veten dhe ne te ardhmen a mendon se mjafton, a eshte ky nje biznes i mire? MC Kresha: Faleminderit prej Zotit se pari. Mundohem te jem sa me i thjeshte dhe sa me direkt. Nuk mundem me ardh as deri tek dera, as me trokit ne krahasim me paret qe i marrin kengetaret e muzikes popullore. Ate ta kemi te qarte, per shkak se muzika popullore nuk lyp investim. Zakonisht kendohen kenget e nje kengetari apo shume kengetareve, ndersa ne hip hop artistet duhet te kendojme kenget tona, se nese i kendojme kenget e huaja del se jemi artiste false dhe keshtu krejt investimi jone ne krahasim me kengetaret e tjere eshte 100% me i madh per shkak se ne duhet te investojme ne projekte te medha, ne te njejten kohe te mbajme koncerte, ne te njejten kohe te menaxhojme edhe sende te tjera perreth. Ndersa kengetaret e muzikes popullore kane dasma gati cdo dite edhe gjate veres jane aq te zene sa ia caktojne njerezve daten e marteses. Megjithate, dihet se ne zakonisht kemi veren, 28 Nentorin, Krishtlindjet, Bajramin dhe Vitin e Ri. Keto jane data qe zakonisht i merr sezoni i dimrit, ndersa 2 muaj ne vere fitojme sa per te investuar nje album edhe per te mos i thene prinderve me na dhene pare se jemi bere burra, s'ka kuptim t'u lypim prinderve leke. Albana: MC Kresha, ke qene shume i qete dhe modest. Ke folur per muziken, per jeten private ke qene diskret, nuk ke preferuar te flasesh. Do te vij ne Kosove ta blej CD-ne tende. Faleminderit shume. MC Kresha: Do te ta sjell une CD-ne dhe do te ta nenshkruaj. Faleminderit Top Channel. Ciao dhe gjtihe te mirat.
(Top Channel)