Mc Kresha: Kam Respekt Për Unikkatilin
25-06-2013
Duket se ditët më të mira për repin shqiptar kanë filluar që të rikthehen, pasi më ikonat shqiptare të tij përsëri kanë filluar të flasin për njëri-tjetrin dhe madje edhe të dedikojnë këngë. Kësaj radhe është MC Kresha, që ka nderuar një prej më të parëve në këtë ‘zeje’.
Reperi nga Mitrovica, MC Kresha, kishte deklaruar ditë më parë se reperët shqiptarë janë duke përdorur një metodë që nuk i kontribon industrisë së muzikës, duke lansuar një këngë hit gjatë gjithë vitit dhe duke mos bërë më asgjë.
Ky pohim i Kreshës nga shumë u konsiderua si aludim për Unikkatilin, i cili një vit pas koncertit lansoi këngën e tij të re. Por, ‘TavniksCitysFinest’ i ka mohuar këto zëra, duke thënë se ai ka respekt për një prej legjendave të repit shqiptar.
Një fans i MC Kreshës e ka pyetur reperin në Twitter nëse deklarata e publikuar kohë më parë (lëxo këtu) i drejtohej Unikkatilit, por modest si gjithmonë, Kresha u tregua mjaft real.
“Jo vëlla, unë kam respekt të madh për cilin do reper që e mbush stadiumin”, theksoi Kresha.
Unikkatili kohëve të fundit është berë subjekt i këngëve drejtuar kundër tij nga rivalët, ndërsa edhe Kresha nuk i ka qëndruar larg përplasjeve me ikonën e Babastars, Getin.
Përafrimi i Mc Kreshës me Unikkatilin ndoshta do të shohë dy grupet P.I.N.T. dhe T.B.A si aleate ndaj rivalëve të tyre të OTR dhe Babastars.
(Telegrafi)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0