>
BIOSHQIP

P.I.N.T Realizojnë Pesë Videoklipe, Dy Në Dubai

30-06-2013
Hip hop ‘labeli’ shqiptar, P.I.N.T, do të shkaktojë shumë shpejt një tërmet në skenën e muzikës shqiptare, pasi reperët Mc Kresha dhe Lyrical Son do të vijnë me jo më pak se pesë videoklipe.
Prive ka raportuar në edicionin e të shtunës se Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë qëndruar në Dubai, ku kanë xhiruar dy videoklipe.

Ende nuk dihet se nëse këto videoklipe janë bashkëpunime të tyre, apo janë projekte individuale, por sigurisht se konsiderohet si një goditje tjetër kundrejt rivalëve të cilët janë paraqitur në videoklipet e fundit me makina luksoze super të shtrenjta.

Mësohet se një videoklip është xhiruar në villën e Blerim Destanit në Dubai, kurse një tjetër në qytetin më luksoz të botës.

Pos këtyre dy videoklipeve, pritet që në ditët në vijim të fillojë edhe xhirimi i videoklipi i një kënge tjetër, kurse planet janë që për një kohë të shkurtër P.I.N.T. të jenë prezent me pesë videoklipe.

Këto angazhime të P.I.N.T. vijnë pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Cele Cadren” në bashkëpunim me Lumi B dhe Dj Flow, sukses ky që ka arritur t’i mbijetojë edhe lansimit të projekteve shumë të mëdha të grupeve rivale.
(Telegrafi)

P.I.N.T Realizojnë Pesë Videoklipe, Dy Në Dubai