>
BIOSHQIP

Mc Kresha, Në Përfundim Të Albumit Të Ri

21-12-2013
Është njëri ndër rep-artistët më të pëlqyer në vend. E për të fituar këtë epitet rep-artisti Mc Kresha ka punuar fort që në treg të vijë gjithmonë me risi dhe më ndryshe. Ndonëse në kohën kur të gjithë artistët përgatiten për mbrëmje muzikore për natë festive, rep-artisti i është përveshur punës që në treg të sjell albumin e tij më të ri për të cilin tregon se është duke punuar intensivisht. “Derisa ju më pyetni a jam duke mëndur për album të ri, unë tashmë jam në përfundim të tij (qeshet). Ky album do të lansohet në vitin 2014. Por nuk do të doja të zbuloja më shumë rreth tij, le të mbetet befasi për publikun, pasi që është një punë që ende nuk kam bërë asgjë publike”, ka thënë Kresha në fillim të bisedës, duke premtuar se albumi do të jetë me plot befasi.
(Nita Brisku)

Mc Kresha, Në Përfundim Të Albumit Të Ri